Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    “Shiko atë gruan tënde…”/ Përplasje e ashpër mes Mimoza Ahmetit dhe Ilir Shaqirit në “Ferma VIP”

    “Discoverthisearth”: Shqipëria mes destinacioneve me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Netanyahu: Sulmet ajrore izraelite dëmtuan rëndë Iranin

    October 27, 2024
    Netanyahu: Sulmet ajrore izraelite dëmtuan rëndë Iranin

    IZRAEL– Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të dielën se sulmet ajrore dëmtuan rëndë Iranin dhe se me to shteti hebre arriti qëllimet që kishte. Sulmet ajrore izraelite ishin kundëpërgjigje ndaj sulmin me raketa balistike të Republikës Islamike ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji. Nga ana tjetër udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se sulmi izraelit “nuk duhet të ekzagjerohet dhe as të nënvlerësohet”.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu bëri bilancin e sulmeve ajrore të vendit të tij ndaj Iranit. Ai tha se ato ia arritën qëllimit.

    Zoti Netanyahu foli të dielën gjatë funeralit të një ushtari izraelit, një ditë pasi avionët luftarakë izraelitë goditën disa objektiva ushtarake në Iran, si hakmarrje për sulmin me 180 raketa balistike të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor.

    “Në orët e para të së shtunës, ne mbajtëm premtimin tonë. Forcat Ajrore sulmuan në të gjithë Iranin. Ne dëmtuam rëndë kapacitetet mbrojtëse të Iranit dhe aftësinë e tij për të prodhuar raketa. Këto sulme vijnë pas disa muajve të fundit ku ne kemi vepruar në mënyrë sistematike për t’i prerë krahët Iranit, Hezbollahut dhe Hamasin. Dje goditëm regjimin iranian”, tha ai.

    Ushtria izraelite tha se avionët e saj kishte goditur objektet që Irani përdori për të prodhuar raketat e lëshuara ndaj Izraelit, si dhe vendndodhjet e raketave tokë-ajër.

    Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA tha se katër persona u vranë nga sulmet, të gjithë ushtarë. Ushtria iraniane tha se sulmet kishin në shënjestër bazat ushtarake në provincat Ilam, Khuzestan dhe Teheran.

    Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, bazuar në fotografitë sateliore, sulmet izralite në Iran dëmtuan objekte në dy baza ushtarake sekrete në juglindje të kryeqytetit Iranian.

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant informoi Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin rreth asaj që e cilësoi “sukses të sulmeve izraelite ndaj Iranit”.

    Nga ana tjetër udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha të dielën se sulmi izraelit “nuk duhet as të ekzagjerohet dhe as të nënvlerësohet”, por ai nuk bëri thirrje për një sulm të menjëhershëm hakmarrës.

    Armiqësitë mes Izraelit dhe Iranit e kanë zanafillën që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Izraeli e konsideron Iranin si kërcënimin e tij më të madh, duke vënë theksin tek thirrjet e udhëheqësve të tij për shkatërrimin e Izraelit, mbështetjen e tyre për grupet militante anti-izraelite dhe programin bërthamor të Teheranit.

    Ndërkohë sot si pasojë e sulmeve izraelite në Gazën veriore u vranë të paktën 22 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë.

    Ofensiva izraelite në veri të Gazës ka hyrë në javën e tretë të saj dhe organizatat ndërkombëtare thonë se po ndodh një katastrofë humanitare. Izraeli thotë se në qendër të sulmeve të tij kishte militantët e Hamasit./VOA

    Benjamin Netanyahu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026

    “Shiko atë gruan tënde…”/ Përplasje e ashpër mes Mimoza Ahmetit dhe Ilir Shaqirit në “Ferma VIP”

    June 4, 2026

    “Discoverthisearth”: Shqipëria mes destinacioneve me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

    June 4, 2026

    Lajm i mirë për të rinjtë, hapen grante deri në 10 mijë euro për projekte rinore

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.