Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ish-kampioni në Formula 1, Baton: Është kafshë gare, Vershtapenin nuk e shoh pushim

    Tentuan të vr*snin Hysen Mërnicën dhe të ëmën, prokuroria e Fierit çon për gjykim babë e bir

    Drafti, nga kontratat dinamike të energjisë tek integrimi rajonal i tregut çfarë ndryshon

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nesër nata e shumëpritur/ Starton “Papare Najt”, aktorët zbulojnë risitë e spektaklit

    October 11, 2024
    Nesër nata e shumëpritur/ Starton “Papare Najt”, aktorët zbulojnë risitë e spektaklit

    Të shtunën në mbrëmje në ekranin e “Vizion Plus” do të njihemi më spektaklin më të ri të humorit “Papare Najt”, një spektakël nga mjeshtri i madh i humorit Agron Llakaj.

    Disa nga aktorët siç kemi raportuar dhe më herët do jenë Xhevahir Zeneli, rikthimi i Behar Merës, Xhejn Fama, Ori Bici, Genc Lleshi, Kejda Çupi, Delian Topulli dhe Ersiljano Xhemollari.

    Mëngjesin e sotëm në “7pa5” ishin të ftuar 3 prej aktorëve që priten të jenë pjesë e show-t të humorit, Genc Lleshi, Orena Bici dhe Xhejni Fama.

    Ky i fundit zbuloi se një emision mëngjesi do luhet në Papare Najt dhe Xhejni Fama zbuloi se personazhi që do luajë do quhet Alma dhe kjo shkaktoi të qeshura në studio mes moderatorëve të programit.

    “ Ne gjithmonë do kemi risi dhe do sjellim tematika në mënyrën më të bukur artistike dhe humoristike. Çdo gjë duam të japim një mesazh në fund. Nuk do t’i zhgënjejmë.  Është sfidë më vete dhe njerëzit do kenë pritshmëri duke marrë parasyshë ecurinë e Al Pazar. Ne jemi vend i vogël dhe kishim 4 shoë me pothuajse të njëjtin format. Dhe njerëzit mund të velen me këtë. Sepse javë për javë të sjellësh materiale të reja“, u shpreh Xhejni.

    Produkti i Al Pazar, siç e quan vetë Genc Lleshi zbuloi se në spektaklin e humorit do ruhen edhe disa nga karakteret e famshme dhe shumë të dashura të publikut shqiptar nga Al Pazar.

    “12 vite me Al Pazarin. Jam produkt i Al Pazar dhe Vizion Plus. Papare Najt vjen në trajtën e Late Night Shoë. Shumë njerëz mezi presin karakteret. Dhe janë disa karaktere që janë ruajtur nga Al Pazar”, shprehet Genc Lleshi.

    Teksa kolegët flasin për të, nuk harrojnë respektin dhe mirënjohjen për Gon Llakën.

    “Goni është strikt në punë, ushtarak në disiplinë. Shumë thonë që është serioz, por ai pjell humor dhe patjetër që ka humor. Gjithmonë është munduar që t’ja bëjë më të lehtë trupës së aktorëve. Është bërë si familje dhe tregojmë hallet dhe problemet e familjes. Goni të gjendet aty në çdo situatë dhe moment në çdo orë të ditës. Kemi patur fatin të punojmë me një profesionist. Dhe të gjitha të thëna më lart vinë si rrjedhojë e profesionalitetit. Jo vetëm Goni edhe Xhevo edhe Behari. Mjeshtra të humorit”, u shprehën aktorët.

     

    aktoret papare najt risite
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ish-kampioni në Formula 1, Baton: Është kafshë gare, Vershtapenin nuk e shoh pushim

    April 23, 2026

    Tentuan të vr*snin Hysen Mërnicën dhe të ëmën, prokuroria e Fierit çon për gjykim babë e bir

    April 23, 2026

    Drafti, nga kontratat dinamike të energjisë tek integrimi rajonal i tregut çfarë ndryshon

    April 23, 2026

    Komanda Qendrore e SHBA: Kemi bllokuar kalimin e 31 anijeve drejt Iranit

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.