Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Agron Llakaj përlotet teksa zbulon detaje për “Papare Najt”: Më duhet të qesh kur brenda qaj

    October 9, 2024
    Rrëqethëse/ Agron Llakaj përlotet teksa zbulon detaje për “Papare Najt”: Më duhet të qesh kur brenda qaj

    Aktori i shumënjohur njëkohësisht një nga të preferuarit e publikut shqiptar, Agron Llakaj i ftuar të në “Vizioni i Pasdites” na zbuloi disa detaje në lidhje me shoën e humorit “Papare Najt” që starton ditën e shtunë në orën 21:00 në ekranin e shqiptarëve, Vizion Plus.

    Gjatë intervistës Llakaj u përlot në momentin që përmendet emri i bashkëshortes Kostandina, e cila fatkeqësisht u nda nga jeta pak kohë më parë.

    “Është një kohë kur nuk e kuptoj edhe vetë se ku jam. Si ndjenjë e kam, kërkoj të qesh brenda të qarës time, të mbys të qarën me të qeshur dhe sërish qaj. Kërkoj në një perde të errët një pikë dielli, për të ardhmen e fëmijëve të mi. E di që shpirti i asaj më ndjek nga lart”, u shpreh Llakaj, ndërsa shtoi se bashkëshortja e tij dio të viojë të jetë me të në çdo moment, edhe pse jo fizikisht, u shpreh Agron Llakaj gjatë intervistës

    Pjesë nga biseda:

    Brikena Prifti: “Papare Najt” e nis në momentin më të vështirë. Ku e gjen forcën?

    Agron Llakaj: Nuk e prisja këtë pyetje.

    Brikena Prifti: Vlerësimet më të mëdha që njerëzit kanë patur për ty ka qenë raporti që ke patur për Kostandinën?

    Agron Llakaj: Nuk flas dot, në këtë moment. (përlotet)

    Brikena Prifti: Teos dhe Brus e presin gjyshin këtë periudhë? Ke ndarë para pak ditësh një foto që ishte dhe ditëlidnja, besoj se ata ty të kanë pikën më të fortë?

    Agron Llakaj: Unë nuk do të doja ta cekja këtë temë, sepse e di që janë kohët më të vështira në jetën time. Më duhet të qesh, kur nga brenda qaj, dhe e kam shumë të vështirë por do të përdor më tepër më rrok pjesa e vuajtjes dhe e dhimbjes, edhe pse mundohem ta kaloj. Pardje isha në një ceremoni dhe më erdhi një nënë në moshë, më tha bëhu i fortë Agron, do na bësh për të qeshur, sepse është mision. Ti duhet të jesh më i fortë në këtë mision, pasi të gjithë kemi nga një shpirt, por ti ke dy, ke dhe shpirtin e  Kostandinës. Më mungon tmerrësisht, pse më futët në këtë pyetje.

    Brikena Prifti: Nuk dua të të pyes më shumë Goni, pasi unë e di që ti ke dhënë shumë. E përmenda pak më parë që ti gjatë kësaj kohe ke treguar lidhjen me nipërit dhe me mbesën që është bërë një zonjushë.

    Agron Llakaj: Ata janë burim motivimi, shprese. Nuk e dija që Zoti do më rezervonte këtë lloj fati, se thonë që Zoti të sprovon për të treguar se sa i fortë është njeriu, unë nuk jam kaq i fortë, nuk futem te ajo seri e njerëzve. Dikur i thoja Kostandinës se është Agronizuar, tani kuptoj që jam Kostandinizuar. Unë duhet të marr dashurinë e atyre të vegjëlve por dhe të rriturve. Ime bijë pati ditëlindjen në 22 gusht, dhe nuk mund t’i thoja veçse unë nënë për ty nuk mund të bëhem kurrë. Është një kohë kur nuk e kuptoj edhe vetë se ku jam. Si ndjenjë e kam, kërkoj të qesh brenda të qarës time, të mbys të qarën me të qeshur dhe sërish qaj. Kërkoj në një perde të errët një pikë dielli, për të ardhmen e fëmijëve të mi. E di që shpirti i asaj më ndjek nga lart.

    Brikena Prifti: Por është mision

    Agron Llakaj: Është mision, por duke ditur që unë kam ndarë me të çdo moment, më mungon fjala e parë, kritika e parë e shokut tim.

    Brikena Prifti: Goni të kërkoj ndjesë për pyetjen, por të vlerësoj shumë.

    Agron Llakaj: Unë nuk mund të rri pa përmendur. Qendrimi afër i të gjithë njerëzve dhe miqve. Njeriu i mirë duket në ditët e vështira. Në momentin qe Genci më thirri për tu rikthyer në “Fake Off” e më pas për tu bërë pjesë e një misioni tjetër, u premtoj se do luftoj me dy shpirtrat. Unë jam ky që jam dhe do ta bëj atë që dua. Në gjithë misionin tim, do ta gdhend emrin e Kostandinës që është tek unë, e cila është bashkëshoqëruese në gjtihë veprimtarinë time.

    LEXO EDHE: 

    “Tetori rozë”/ Agron Llakaj “na copëton zemrën” me fjalët e tij: Burri nuk është i bukur pa grua në krahë

    “PaPare Najt”/ Agron Llakaj zbulon detaje nga emisioni, ja cilët aktorë do rikthehen në ekran

     

    Agron Llakaj intervista perlotet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.