Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hapen thirrjet për kreditë e buta në Bashkinë Tiranë, aplikimi përmes e-Albania

    Javë vendimtare në Kosovë: President apo zgjedhje të reja?

    Trump këmbëngul për një marrëveshjeje me Iranin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Në luftë me jetën/ Primatët e Kishave Orthodokse të botës luten për shëndetin e kryepeshkopit

    January 10, 2025
    Në luftë me jetën/ Primatët e Kishave Orthodokse të botës luten për shëndetin e kryepeshkopit

    Teksa gjendja e kryepeshkopit të  Shqipërisë paraqitet kritike, së fundmi Primatët e Kishës Ortodokse kanë reaguar për këtë situatë.

    Nëpërmjet disa reagimeve të bëra Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

    Në këto ditë të vështira për shëndetin e Kryepiskopit Anastas, Primatët e Kishave Orthodhokse në mbarë botën, Episkopë, klerikë, besimtarë të shumtë kanë dërguar letra ku luten nxehtësisht për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas.

    Patriarku Ekumenik Tërëshenjtëria e Tij z. Vartholome në letrën e Tij drejtuar Kryepiskopit Anastas ndër të tjera shkruan: “Në këto rrethana, Ju përshëndesim vëllazërisht dhe lutemi për një shërim të shpejtë dhe të plotë, që të mund të vazhdoni me veprat tuaja të dashura për Perëndinë, duke lavdëruar dhe falënderuar Atë që “i shëron të gjitha sëmundjet tona” (Psalmi 102:3).
    Duke Ju përqafuar, fort i dashur dhe i shtrenjtë Fortlumturi, me puthje vëllazërore, mbetemi me dashuri dhe respekt të veçantë në Krishtin”.
    8 janar 2025
    Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të respektuar,
    Vartholomeu i Konstantinopojës

    Edhe Patriarku i Jeruzalemit z. Theofil në letrën e Tij ndër të tjera shkruan: “Prandaj, i lutemi Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, që u lind në shpellë dhe u vendos në grazhd, t’Ju japë shërim të shpejtë dhe rikthimin e plotë të shëndetit për të vazhduar, me forcë të patundur, shërbesën Tuaj të shenjtë kryepriftërore, baritore dhe misionare, të vlefshme dhe të dashur nga Perëndia, për të mirën e Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe të të gjithë orthodhoksëve të bekuar.
    Ju përqafojmë me puthje të shenjtë nga Shpella Perëndipritëse dhe e Shenjtë”.
    Në Qytetin e Shenjtë të Jerusalemit, më 22 dhjetor 2024
    Më Krishtin, vëlla i dashur i Fortlumturisë tuaj të Perëndimbrojtur,
    † Theofili III

    Patriarku i Jerusalemit

    Edhe Patriarkët e Rumanisë dhe Bullgarisë dërguan letra ku luten për shërimin e Kryepiskopit Anastas.

    Patriarku i Kishës së Rumanisë z. Daniel shkruan: “Fortlumturi, vëlla dhe bashkëmeshëtar,
    Në këto momente sprove, i drejtojmë mendimet tona te ju Fortlumturi dhe i lutemi Zotit tonë Jisu Krisht, Mjekut të shpirtrave dhe trupave tona, që të ndihmojë mjekët t’ju lehtësojnë dhimbjen dhe t’ju rikthejnë shëndetin.
    Kisha Orthodhokse Rumune lutet së bashku me klerin dhe besimtarët e Kishës vëllazërore Orthodhokse të Shqipërisë për shërimin e plotë të Fortlumturisë suaj”.
    Me dashuri vëllazërore në Zotin Jisu Krisht,
    † DANIELI
    Patriarku i Kishës Orthodhokse Rumune.

    Në të kremten e Shën Joan Pagëzorit 7 Janar 2025 Patriarku i Bullgarisë z. Daniel lutet për shëndetin e Fortlumturisë së Tij z. Anastas me fjalët: “Lutemi nxehtësisht para Zotit për shërimin tuaj të shpejtë me hirin e Tij hyjnor, i cili «në dobësi përmbushet» (2 Kor. 12, 9). Perëndia i gjithëmëshirshëm, përmes ndërmjetimeve të Nënës së Tij të papërlyer, Ju dhuroftë shëndet të patundur dhe forcë, që të kapërceni me sukses këtë provë dhe të vazhdoni t’i shërbeni Kishës së shenjtë edhe në të ardhmen, si shembull për të gjithë ne, ashtu si keni bërë deri tani”.
    Duke kërkuar bekimet e shenjta të lutjeve Tuaja, mbetemi me dashuri të sinqertë në Krishtin, vëlla dhe bashkëmeshues,
    † Danieli
    Patriarku i Bullgarisë.

    Lutje të shumta për Kryepiskopin Anastas janë bërë gjatë këtyre ditëve nga shumë Hierarkë, priftërinj, besimtarë nga e gjithë bota orthodhokse dhe jo vetëm.

     

    Anastas Janullatos Primatët e Kishave Orthodokse të botës luten shëndetin e kryepeshkopit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hapen thirrjet për kreditë e buta në Bashkinë Tiranë, aplikimi përmes e-Albania

    April 21, 2026

    Javë vendimtare në Kosovë: President apo zgjedhje të reja?

    April 21, 2026

    Trump këmbëngul për një marrëveshjeje me Iranin

    April 21, 2026

    Kushte atmosferike të paqëndrueshme! Parashikimi i motit për sot

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.