Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Në kërkim prej 3 dekadash/ Arrestohet në SHBA Sokol Hoxha, akuzohet për tre vr*sje

    May 13, 2026

    SHBA– Autoritetet amerikane kanë vënë në pranga shtetasin shqiptar, Sokol Hoxha, i cili ka qenë në kërkim prej 3 dekadash.

     Ai është shpallur në kërkim për tre vrasje, dy në Shqipëri dhe një në Belgjikë. Bazuar në njoftimin zyrtar, arrestimi u krye më 5 maj 2026 nga ekipi i posaçëm i Shërbimit të Marshallëve Amerikanë në Ohio, në bashkëpunim me agjentët e emigracionit ICE, INTERPOL Washington dhe policinë e Kettering në Ohio.

    Sipas autoriteteve amerikane, Hoxha ishte subjekt i një “Njoftimi të Kuq” të INTERPOL-it, të lëshuar nga Belgjika, pasi ishte dënuar në mungesë për vrasjen e bashkëshortes së tij 19-vjeçare në Bruksel, në gusht të vitit 1997.

    Sipas njoftimit, Hoxha gjithashtu ka qenë i kërkuar nga INTERPOL Tirana bazuar në një dënim (në mungesë) për vrasjen e dy vëllezërve në mars 1997. Hoxha kishte qenë në arrati nga drejtësia që kur u kryen vrasjet.

    Hetimet zbuluan se pas largimit nga Belgjika, Hoxha kishte përdorur një identitet të rremë dhe kishte arritur të fitonte shtetësi në një tjetër vend europian nën një emër tjetër. Më pas ai dyshohet se kishte hyrë në SHBA dhe kishte siguruar status rezidenti të përhershëm duke fshehur identitetin e tij real.

    Sipas autoriteteve, ai jetonte në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 2012, ndërsa vijonte të shmangte drejtësinë për krimet e kryera jashtë vendit. Autoritetet amerikane e cilësuan arrestimin si rezultat të një hetimi gjashtëvjeçar dhe një bashkëpunimi të gjerë ndërkombëtar mes agjencive ligjzbatuese në SHBA, Belgjikë, Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar.

    Në operacion morën pjesë edhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Shërbimi Diplomatik i Departamentit të Shtetit, INTERPOL Tirana, INTERPOL Brukseli, policia federale belge, Agjencia Kombëtare Britanike e Krimit dhe Policia e Shtetit Shqiptar./Radar.al

    Autoritetet amerikane Belgjikë sokol hoxha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.