Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Britani 4 shqiptarë (Emrat)

    May 24, 2025

    Katër shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet britanike, pasi rezultonin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për një sërë veprash penale, kryesisht të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe krime të rënda.

    Të arrestuarit kishin gjetur strehim në qytete të ndryshme të Anglisë, për të shmangur ndjekjen penale nga autoritetet italiane.

    Emrat dhe akuzat:
    Fation Haskaj, 41 vjeç – U paraqit përpara gjykatës City of Westminster Magistrate Court, ku nisi procesi i shqyrtimit të kërkesës për ekstradim. Ai akuzohet nga prokurorët italianë për tentativë vrasje dhe plagosje me dashje.

    Geraldo Bejaj, 35 vjeç – Arrestuar në zonën Cottage Grove, Londër. Ai akuzohet për trafik droge dhe për pjesëmarrje në një organizatë kriminale ndërkombëtare, që drejtohej prej tij dhe një shtetasi maroken. Grupi kishte transportuar dhe shpërndarë sasi të mëdha kanabisi nga Shqipëria drejt Italisë.

    Mariglen Qefalia, 41 vjeç – I arrestuar për llogari të autoriteteve italiane, ndaj tij rëndojnë 14 akuza për trafik droge.

    Gëzim Topalli, 41 vjeç – Arrestuar në zonën Harrow, Londër. Ai përballet me 10 akuza për trafik droge dhe 10 të tjera për grabitje të sendeve me vlerë, sipas dosjes së prokurorisë italiane.

    Operacioni i arrestimit u krye në koordinim me Interpol-in dhe autoritetet italiane, dhe sipas mediave italiane, të paktën dy prej të arrestuarve kanë qenë pjesë e grupeve kriminale me degë aktive në Shqipëri, Itali dhe Britani.

    Të pestë pritet të përballen me procesin gjyqësor të ekstradimit në javët në vijim. Nëse ekstradimi miratohet, ata do të dalin përpara drejtësisë italiane për të përballuar akuzat e rënda që u ngarkohen.

    britani italia shqiptare te kerkuar trafik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    April 30, 2026

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    April 30, 2026

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    April 30, 2026

    Vetëm një votë kundër, të majtë e të djathtë bëhen bashkë, Melsi Bogdani zgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak të Fierit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.