Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ndryshon sulmi i Kombëtares, Silvinjo zgjedh titullarët. Ja formacioni i mundshëm anti-Polonia

    March 26, 2026

    TIRANË-Skuadra jonë kombëtare do të zhvillojë sonte në mbrëmje një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në Varshavë, duke nisur nga ora 20:45 në një takim, ku synohet historia. Për herë të parë, Shqipëria ka arritur në një tur të tillë të Botërorit dhe për të shkruar histori, 11 lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë dhe ata që do të aktivizohen nga stoli, duhet që të bëjnë ndeshjen perfekte.

    Silvinjo ka pasur 3 ditë në dispozicion për të përgatitur skuadrën dhe pritet që në takimin e sotëm, të bëjë surpriza në formacion, sidomos në repartin e sulmit aty ku mungesat janë më të mëdha. Kështu, porta do t’i besohet sërish Thoma Strakoshës, i cili do të ketë para 4 mbrojtës.

    Në të majtë, do të luajë Mario Mitaj, ndërkohë që në të djathtë hapësirë do të ketë edhe për Elseid Hysajn. Qendra e mbrojtjes do t’i besohet sërish dyshes Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti, ndërkohë që një nga mbrojtësit më në formë, Ardian Ismajli përfundon sërish jashtë.

    Në mesfushë, Asllani dhe Shehu janë titullarë të padiskutueshëm, ndërkohë që ka një balotazh mes Ramadanit dhe Laçit, me këtë të fundit më të favorizuar. Në të djathtë të sulmit, do të jetë Myrto Uzuni ndërsa në të majtë do të jetë Arbër Hoxha.

    Në qendër të sulmit, pritet të jetë Bajrami si “9-sh fals”. Megjithatë, gjatë ndeshjes mund të kalojë Bajrami në krah dhe në qendër të zhvendoset Uzuni./PanoramaSport

    kombetarja shqiptare Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    June 18, 2026

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    June 18, 2026

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    June 18, 2026

    Këmbimi valutor 18 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.