Jo ashtu siç e kishim pritur por mesa duket së shpejti do të ndodhë.
CEO i Meta, Mark Zuckerberg na ka zbuluar periudhën e fundit të telefonit cellular. Dhe ai e bëri këtë me një frazë të qartë. “Do të jetë si kompjuterët,” tha ai.
Zuckerberg flet për një produkt që do të zëvendësojë telefonat inteligjentë pasi orët inteligjente dështuan në përvojën e tyre.
Së fundmi Zuckerberg ka folur për elementin që do të ndryshojë peizazhin teknologjik. Bëhet fjalë për syze inteligjente.![]()
“Ata do të bëhen platforma tjetër e madhe kompjuterike,” thotë Mark.![]()
Sipas tij, ja çfarë pritet të ndodhë me syzet:
“Do të vijë një moment ku telefoni juaj inteligjent do të jetë më shumë në xhep sesa jashtë, mendoj se kjo do të ndodhë gjatë viteve 2030 dhe megjithëse mund të jeni në gjendje të kryeni detyrën në një mënyrë më të plotë ose më të mirë me telefonin tuaj, përdoruesit do të zgjedhin komoditetin e syzeve për ta bërë këtë.”
Apple, me Vison Pro dhe Meta janë kompanitë më të spikatura kur bëhet fjalë për syzet inteligjente, por shumë kompani të tjera teknologjike janë tashmë në rrugë të mbarë.



