Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e IA

    Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS dhe ministrave, zbardhen porositë që u la Rama

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ndihma juridike falas! Në 2025 përfituan 6,241 qytetarë në të gjithë vendin

    March 20, 2026

    Shqipëria regjistroi 6,241 raste të qytetarëve që përfituan ndihmë juridike falas gjatë vitit 2025, sipas të dhënave zyrtare. Shumica e tyre kërkuan mbrojtje ose këshillim ligjor për shkak të pamundësisë për të paguar shërbime private.

    “Në aspektin e shërbimeve, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka asistuar mbi 5,400 qytetarë me ndihmë juridike parësore dhe 841 qytetarë me ndihmë juridike dytësore. Paralelisht, është shënuar një rritje prej 48% e vendimeve gjyqësore të likuiduara, si dhe një rritje prej 41.5% e buxhetit të shpenzuar për këtë qëllim, çka dëshmon për funksionalitet më të lartë të sistemit dhe rritje të kërkesës për shërbimin.”- thuhet në raportin vjetor të drejtorisë.

    Sipas ligjit, ndihmën juridike parësore mund ta ofrojnë: a) punonjësit me trajnim të posaçëm; b) organizatat jofitimprurëse të autorizuara; c) klinikat ligjore pranë institucioneve të arsimit të lartë. Sa i përket ndihmës juridike dytësore, qytetarët jo vetëm përfitojnë përfaqësim me avokat falas, por tani mund të përjashtohen edhe nga të gjitha tarifat dhe shpenzimet gjyqësore.

    “Nisur dhe nga natyra e çështjeve të ndihmës juridike, karakteri sensitiv që ato kanë, përfaqësimi me avokat falas dhe ndjekja e procesit në gjykatë është i një rëndësie thelbësore për rivendosjen në vend të të drejtave për kërkuesit e shërbimit e ndihmës juridike falas. Ndihma juridike dytësore jepet nga avokatët që përfshihen në listën e miratuar nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë”, thuhet në raport.

    Raportimi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, nën varësi të Ministrisë së Drejtësisë, tregon se për vitin 2025 ishin të angazhuar të paktën 132 avokatë me kontratë për ofrimin e shërbimit.

    “Nga 140 avokatë që nënshkruan kontratë për ofrimin e shërbimit për ndihmën juridike dytësore, aktualisht këtë shërbim e ofrojnë 132 avokatë për vitin 2025, pasi 3 avokatë janë tërhequr në mënyrë të njëanshme për shkaqe ligjore dhe për 5 (pesë) ofrues të ndihmës juridike dytësore Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ka vendosur zgjidhjen e menjëhershme të kontratës për shkak se kanë refuzuar monitorimin fillestar nga strukturat përgjegjëse të Drejtorisë së Ndihmës Juridike, ndërsa një ofrues nuk plotësonte kriteret themelore për ushtrimin e shërbimit”, vlerëson dokumenti./Monitor

    ligji ndihma juridike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Cili vend në Europë ka më shumë qendra të të dhënave që nxisin bumin e IA

    April 27, 2026

    Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS dhe ministrave, zbardhen porositë që u la Rama

    April 27, 2026

    Zbulohet foleja e prostitucionit/ Arrestohen organizatorja kolumbiane dhe 2 shoqet e saj

    April 27, 2026

    “Nuk respektohet as standardi i gjykimit të ish-Kryeministrit Nano”/ Meta: Jam i pamposhtur dhe superior perballë burracakëve 

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.