VAQARR– Ditën e sotme më datë 27 Gusht 2024, një 28-vjeçar ka ndërruar jetë në banesë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se i riu ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.08.2024, rreth orës 08:00, në Kodër Vaqarr, ka ndërruar jetë në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi J. I., 28 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


