TIRANË– Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u shua në Spitalin “Evangelismos” të Athinës mëngjesin e kësaj të shtune, 25 Janar 2025.
Begaj në reagimin e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se Shqipëria sot humbi udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale.
“Gjatë udhëheqjes së tij, Fortlumturia e tij ka udhëhequr Kishën me mençuri, përkushtim dhe dashuri për njerëzit, duke kontribuar në forcimin e saj dhe në krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar, veçanërisht pas periudhës së vështirë të kaluar. Ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën”, shkruan Presidenti Bajram Begaj./Radar.al
1 muaj në spital/ Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare Kryepeshkopi Anastas Janullatos


