Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ndërprerja e internetit pas dëmtimit të kabllove të të dhënave në Baltik, bien teoritë për sabotim

    December 4, 2024
    Ndërprerja e internetit pas dëmtimit të kabllove të të dhënave në Baltik, bien teoritë për sabotim

    Në nëntor, dy kabllo të dhënash u dëmtuan në Detin Baltik. Të martën dëmtimi ndodhi në rajon – midis Finlandës dhe Suedisë. Dyshimet për sabotim nuk u konfirmuan: dëmi ishte shkaktuar siç duket nga puna në ndërtim.

    Dëmtimi i një kablloje fibre optike shkaktoi ndërprerje të internetit në Finlandë. Siç informoi sipërmarrja e të dhënave dhe komunikimit global GlobalConnect, bëhet fjalë për një linjë tokësore midis Finlandës dhe Suedisë, në të cilën është gjetur dëmi në dy vende të ndryshme.

    Sipas gazetës suedeze Dagens Nyheter, dëmi u gjet në territorin finlandez, rreth kryeqytetit Helsinki. Kabllot me sa duket u shkëputën gabimisht gjatë punës në ndërtim, tha Autoriteti Finlandez i Transportit dhe Komunikimit (Trafficom). Dëmtimi tashmë u riparua, u tha më tej.

    Në një reagim të parë, Ministri suedez i Mbrojtjes Civile Carl-Oskar Bohlin kishte përmendur një akt të mundshëm sabotimi. Ministri finlandez i Transportit dhe Komunikacionit Lulu Ranne kishte shkruar në platformën në X se autoritetet po hetonin çështjen. “Po e marrim seriozisht situatën”, përfundonte mesazhi i tij. Sidoqoftë, policia finlandeze theksoi se ata nuk kishin nisur ndonjë “hetim penal”.

    Dëmtimi i kabllove të të dhënave edhe në nëntor

    Në nëntor brenda një kohe të shkurtër u dëmtuan gjithashtu dy kabllo të fibrave optike në Detin Baltik.   Njëra ishte një kabllo që lidh Suedinë me Lituaninë dhe një tjetër që lidh Suedinë me Gjermaninë.

    Në të dy rastet, shkaku nuk është ende i qartë. Politikanë nga vende të ndryshme kanë shprehur dyshimin se shkatërrimi i kabllove mund të kishte qenë një sulm hibrid. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) gjithashtu bëri hipotezën se mund të ishte sabotim në të dy rastet.

    Autoritetet suedeze po hetojnë një sabotim të mundshëm. Hetuesit përqendrohen në një anije kineze të quajtur “Yi Peng 3”, e cila kaloi në vendet e prekura të kabllove në atë kohë.

    NATO ndalet te sulmet hibride të mërkurën
    Pas dëmtimit të kabllit dje në Finlandë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Mark Rutte tha se ishte urgjente për 32 vendet anëtare për të mbrojtur më mirë kabllot e të dhënave nga sabotimi i mundshëm. Sapo NATO do të mësojë origjinën e dëmit, ajo do të shprehet për këtë temë.

    Rutte theksoi se në kontekstin e luftës së agresionit rus në Ukrainë, janë shtuar gjithashtu rastet e sabotimit, shantazhi me energjinë dhe sulmet kibernetike. Rusia nuk është e vetmja që përdor mjete të tilla, sipas informacionit të NATO -s, Kina gjithashtu po ndërhyn gjithnjë e më shumë. Sipas tij, ministrat e Jashtëm të NATO -s duan të diskutojnë këtë temë të mërkurën./DW

    Baltik Ndërprerja e internetit teoritë për sabotim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.