Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Ndërkombëtarët të shqetësuar me ngërçin politik

    September 5, 2025

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës u zgjodh më 26 gusht, por jo edhe nënkryetari i listës Srpska. Kryetari Dimal Basha shpalli të përfunduar konsitutimin e Kuvendit, por ndërkombëtarët mendojnë ndryshe.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë,  Jörn Rohde, dhe disa ambasadorë të vendeve më të industrializuara të Quint-it, kanë shprehur shqetësim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional që po ndodh në Kosovë, edhe pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

    Ambasadori Rohde shpreh shqetësim edhe për diskursin publik të kohëve të fundit. Sipas tij, me këtë diskurs “po hedhen dyshime mbi vendimet gjyqësore”. Këtë deklaratë Rohde e bëri pasi zhvilloi një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    “Në takim shpreha shqetësimin tim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të gërryejnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, shkroi Rohde.

    Kuvendi i Kosovës më 26.08 zgjodhi Kryetarin e Kuvendit dhe disa nënkryetarë, por nuk votoi disa herë radhazi edhe në ditët në vazhdim të propozuarin e Listës Serbe për nënkryetar Kuvendi, Sllavko Simiq. Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, më 30 gusht e shpalli seancën e konstituimit të Kuvendit të mbyllur, duke thënë se “Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe nuk mund të mbetet peng vetëm për shkak të moszgjidhjes së një nënkryetari serb”.

    Lista Serbe tashmë iu ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se atyre si subjekti më i madh politik serb u takon nënkryetari i Kuvendit. Lista Serbe në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, dhe në të gjitha legjislaturat e kaluara ata përfaqësoheshin në Kuvend edhe me nënkryetar.

    Rregullorja e Kuvendit parasheh që “kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”. Ndërkaq, edhe Kushtetuta e Kosovës thotë se “nënkryetari do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”.

    Takimet e Presidentes

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dy ditë më parë takoi ndarazi në zyrën e saj ambasadorin gjerman, Jorn Rohde, dhe atë britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilët tha se “në kuadër të takimit u diskutua edhe procesi i konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit”.

    “Me këtë rast, Presidentja Osmani riafirmoi se veprimet e saj do të jenë gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet, duke siguruar stabilitet institucional dhe respektimin e vullnetit qytetar”, njoftoi Presidenca.

    Para takimit me ambasadorët, Presidentja takoi Kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, ku u tha se “në këtë takim, Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Ndërsa, në anën tjetër,  Osmani “e ka informuar Bashën se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, duke mos konfirmuar nëse Kuvendi cilësohet i konstituuar, që do t’i hapte rrugë mandatimit për krijimin e qeverisë së re.

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), që vazhdimisht monitoron punën e Kuvendit, ka konstatuar se “procedura e ndjekur për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë ishte në kundërshtim me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe praktikën e deritanishme parlamentare”.

    IKD kritikon procedurat
    Sipas IKD-së, “mënyra e zgjedhjes së nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve paraqet një skenar të ri bllokues drejt konstituimit të Kuvendit”.

    “Përfaqësimi i komuniteteve jo-shumicë në organet drejtuese të Kuvendit nuk është privilegj, por garanci kushtetuese për integrimin e tyre në procesin demokratik dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Imponimi i vullnetit të pakicave nga shumica parlamentare mbi emrin e përfaqësuesit të pakicave është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e IKD-së.

    Shqetësimi i disa ambasadorëve të Quint-it ka të bëjë edhe me përpjekjet e vazhdueshme të Lëvizjes Vetëvendosje, përmes përfaqësuesve të saj në KQZ, që mos ta çertifikojnë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ndonëse tashmë dy instanca, Paneli për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme, kanë konstatuar se KQZ duhet ta çertifikojë ate për zgjedhjet lokale, sepse sipas tyre i përmbush të gjitha kushtet dhe kriteret e kërkuara.

    Dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ kanë akuzuar diplomatët e huaj për presion mbi anëtarët e PZAP dhe Gjykatën Supreme, panele këto që urdhëruan çertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale.

    Si krijohet qeveria?
    Sidoqoftë, Kryetari i Kuvendit u zgjodh, por Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me deklaratën e saj, nuk e ka konfirmuar nëse Kuvendi tashmë cilësohet i konstituuar, që do t’i hapte rrugë mandatimit për krijimin e qeverisë së re.

    Pas konstituimit të Kuvendit, Presidentja Vjosa Osmani, obligohet të nominojë partinë fituese si mandatare për formimin e qeverisë së re. Kabineti qeveritar i propozuar duhet t’i sigurojë të paktën votat e 61 deputetëve nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës.

    Lëvizja Vetëvendosje, me 48 ulëset e siguruara në zgjedhje, duhet të hyjë në koalicion me ndonjë parti tjetër apo të gjejë ndonjë zgjidhje tjetër për krijimin e shumicës. Nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë Presidentja Osmani është e obliguar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike.

    Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin. Mandatari i ri më pas i ka 15 ditë kohë që t’i paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar. Por nëse qeveria nuk formohet as pas tentimit të dytë, atëherë Presidentja Vjosa Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë./DW

     https://radar.al/nga-zbulimi-i-dashurise-dhimbja-e-sergios-tek-humbja-e-femijeve-gjithcka-mbi-jeten-e-giorgio-armanit/

    Dimal Basha Jörn Rohde Kryetari i Kuvendit të Kosovës nderkombetaret Ngërçi politik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.