Teksa procesi i votimit nëpër rrethet e Shqipërisë vijon, një tjetër qytetar është kapur duke fotografuar votën me celularin e tij.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ndodhi një qendër votimi në Librazhd.
Referuar një videoje të siguruar nga burimet, qyetari tenton të fshijë fotografinë, pasi është konfrontuar me komisionerët.
Për rrjedhojë të kësaj ngjarjeje, procesi i votimit në këtë qendër është pezulluar për shkak të këtij incidenti.
Pas pak minutash thuhet se procesi vijoi normalisht.
Kujtojmë se ditën e sotme, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, në një prononcim për mediat komentoi për votuesit që fotografojnë votën.
Celibashi njoftoi se fotografimi i votës nga votuesit do të marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia, teksa theksoi se qytetarët që kryejnë këto lloj shkeljesh mund të ndëshkohen me minimumin 3 vjet burgim.
LEXO EDHE:
Goditi komisionerin e PS. Dalin detaje të reja për arrestimin e Tollozhinës
Kundra ligjit. Kandidati demokrat futet në çdo qendër votimi


