Përplasje të ashpra mësohet të kenë ndodhur mes qytetarëve, ditën e sotme në një qendër votimi.
Burimet bëjnë me dije se në Qendrën e Votimit nr.0871 (shkolla “28 nëntori”) në Fushë Milot, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Personat e identifikuar si Kastriot Preng Përdoda dhe Astrit Lleshi, janë konfliktuar më njëri-tjetrin, fillimisht verbalisht e pastaj fizikisht.
Në një moment papritmas mësohet se Përdoda ka nxjerrë armën e zjarrit dhe qëlloi në ajër.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e policisë.
Gjithashtu mësohet se të afërmit e ish-deputetit demokrat, Mhill Fufit kanë bllokuar një qendër votimi.


