Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E rëndë në Durrës/ U raportua vdekje natyrale, policia zbulon vrasje pas konfliktit

    Tensione të forta në Hormuz/ Garda Revolucionare iraniane hap zjarr ndaj një anijeje cisternë

    Banorët e kompleksit “Arlis” firmosin peticion pas zjarrit: Qira, dëmshpërblim dhe garanci sigurie

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Ndalimi ishte i paligjshëm”/ Përplasje në sallën e gjyqit me prokurorin, lirohet nga burgu avokati Ulian Barjami

    October 20, 2025

    Avokati Ulian Barjami, i arrestuar më 18 tetor pas një përplasjeje verbale me prokurorin Gjergji Ceka gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit, është liruar nga paraburgimi këtë të hënë.

    Burime zyrtare konfirmojnë se lirimi është kryer rreth orës 16:00, pasi prokurorja e çështjes ka vlerësuar ndalimin si të paligjshëm, duke urdhëruar menjëherë lirimin e tij.

    Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Elbasanit ka sqaruar se ndaj avokatit ishin dërguar materiale hetimore për veprat penale “Kanosje për shkak të detyrës” (neni 238/3), “Kanosje e gjyqtarit” (neni 317) dhe “Kundërshtim dhe goditje e gjyqtarit” (neni 316) të Kodit Penal.

    Sipas prokurorisë, ngjarja ndodhi më 17 tetor 2025, gjatë një seance për vlerësimin e arrestimeve në flagrancë të 14 personave të arrestuar më 13 tetor. Barjami, në rolin e mbrojtësit të njërit prej të ndaluarve, dyshohet se ka kanosur prokurorin e çështjes dhe oficerët e policisë gjyqësore brenda sallës së gjyqit.

    Pas incidentit, policia gjyqësore kishte administruar regjistrimin audio të seancës, dhe mbi bazën e tij ishte vendosur ndalimi i avokatit. Por, pas shqyrtimit të dokumentacionit, prokuroria ka konstatuar se nuk ekzistonin kushtet ligjore për vijimin e ndalimit, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij.

    Në deklaratën e saj, Prokuroria e Elbasanit thekson se të gjitha hallkat e drejtësisë – gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe oficerë policie – duhet të bashkëpunojnë me respekt dhe integritet profesional, pa cenuar pavarësinë e njëri-tjetrit.

    “Qëndrimet publike të nxituara dhe të pabazuara dëmtojnë misionin e përbashkët për mbrojtjen e drejtësisë. Prokuroria mbetet e vendosur të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë,” – thuhet në reagimin zyrtar.

    Hetimet për incidentin vijojnë, ndërsa procedimi penal ndaj avokatit Barjami mbetet i hapur, për të përcaktuar nëse ka pasur apo jo elementë të veprave penale të përmendura.

    avokati prokurori Ulian Barjami
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E rëndë në Durrës/ U raportua vdekje natyrale, policia zbulon vrasje pas konfliktit

    April 18, 2026

    Tensione të forta në Hormuz/ Garda Revolucionare iraniane hap zjarr ndaj një anijeje cisternë

    April 18, 2026

    Banorët e kompleksit “Arlis” firmosin peticion pas zjarrit: Qira, dëmshpërblim dhe garanci sigurie

    April 18, 2026

    31 raste pa kontroll territori, Prokuroria Fier çon në gjyq kryeinspektorin dhe 2 zyrtarë të IMT Divjakë

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.