TIRANË– Kryeministri Edi Rama këtë të diel të 29 Marsit në podkastin e tij “Flasim” foli në lidhje me çmimin e karburanteve në vend dhe rolin e Bordit të Transparencës.
Bazuar në atë që deklaron kreu i qeverisë, Bordi nuk e vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por po ashtu theksoi se çmimi nuk mund të ulet duke vënë në rrezik kapacitetet e furnizimit.
Rama theksoi se përcaktimi i çmimit tavan është në përputhje me tregun ndërkombëtar.
“Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin duke vënë në rrezik kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorët të që luajnë pas kurrizit të konsumatorëve. Roli është të sigurojë transparencë dhe të jetë në vëmendje për të mos lejuar shkeljen e vendimit të tij. Do bëjmë çmos që deri në përfundim të kësaj situate të jetë transparente dhe asgjë e tepërt të mos cenojë konsumatorët.”- deklaroi Rama./Radar.al


