Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zyrtare/ Pritjes së gjatë i vjen fundi, nis epoka e Zidane në stolin e Francës

    Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini. Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të “Cincos”

    I dënuar me 11 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet 48-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Muçi dhe Asllani si lidera, ndizet merkatoja/ Beshiktashi do të blejë mesfushorin, e ndihmon sulmuesi

    March 6, 2026

    Ernest Muçi dhe Kristjan Asllani janë dy futbollistët shqiptarë të cilët janë kthyer në protagonistë në kampionatin turk. Mesfushori me tipare sulmuese i dalë nga akademia e Tiranës, Ernest Muçi është në momentin më të mirë të karrierës së tij, duke qenë hero i skuadrës së Trabzonsporit pasi është lojtari më në formë në skuadër.

    Nga ana tjetër, Asllani duket se i ka bindur shumë shpejt drejtuesit e Beshiktashit për të blerë kartonin e tij nga Interi, por kjo dëshirë përkthehet në miliona euro. Dhe, për të bërë të mundur që Asllani të transferohet përfundimisht në Stamboll, mund të bëhet shkak Ernest Muçi, i cili pritet të mbushë arkat e klubit bardhezi.

    MARRËVESHJA- Muçi luan si i huazuar te Trabzonspori megjithatë klubi ka të drejtë që të blejë kartonin e tij për 10 milionë euro. Paraqitjet që Muçi ka bërë me skuadrën e Trabzonit, janë mbresëlënëse, duke shënuar e duke asistuar rregullisht si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Turqisë.

    Këto paraqitje e kanë bindur stafin teknik por edhe atë drejtues të Trabzonit për të blerë përfundimisht kartonin e futbollistit. Mediat turke raportojnë se klubi është gati të bëjë pagesën e këstit të parë me përfundimin e sezonit dhe pak muaj më vonë do të bëjnë edhe pagesën e këstit të dytë për të vulosur përfundimisht fatin e Muçit.

    Por, ky rrugëtim nuk përfundon këtu, pasi me transferimin e Muçit, përfiton edhe Kristjan Asllani. Klubi nga Stambolli duhet që të paguajë edhe 11 milionë euro të tjera për kartonin e lojtarit të Kombëtares dhe nëse Trabzonspori vendos të blejë kartonin e Muçit, atëherë edhe për Beshiktashin do të ishte shumë e lehtë për të blerë kartonin e Asllanit nga zikaltërit e Interit.

    Javët në vazhdim pritet të jenë vendimtare teksa mediat turke raportojnë se të dyja klubet respektive, janë të gatshme të investojnë për të përfituar nga shërbimet e dy lojtarëve shqiptarë duke qenë se forma dhe paraqitjet e tyre kanë bindur.

    MERKATOJA- Zyrtarizimi i Muçit dhe Asllanit në klubet “e reja” pritet që të bëhet javët në vazhdim, por këtu ekziston edhe mundësia që të mos qëndrojnë gjatë. Për Muçin ka shumë interesime nga Europa dhe shpesh herë është raportuar se mund të ketë edhe një transferim të mundshëm në Premier Ligë, për shifra të konsiderueshme të cilat mendohet se arrijnë deri në 25 apo 30 milionë euro.

    Për Trabzonsporin do të ishte padyshim një goditje e madhe në merkato që do të forconte ndjeshëm arkat e klubit megjithëse bëhet fjalë për të humbur një lojtar që këtë sezon është kthyer në liderin e skuadrës, sidomos që nga nëntori e në vazhdim ku golat e shënuar kanë qenë të shumtë. Mediat turke bëjnë me dije se Beshiktashi po shqyrton mundësinë për t’u ulur në tryezën e negociatave me Interin, me synimin për të rishikuar vlerën e klauzolës së Kristjan Asllanit.

    Drejtuesit e klubit turk shpresojnë të arrijnë një marrëveshje më të favorshme ekonomike, në mënyrë që gjatë merkatos së verës të sigurojnë përfundimisht shërbimet e mesfushorit shqiptar. Një skenar i ngjashëm është parë edhe në rastin e Ernest Muçit.

    Futbollisti shqiptar u transferua në formë huazimi nga Beshiktashi te Trabzonspori, ndërsa tani klubi i fundit ka shprehur interes për ta mbajtur përfundimisht në skuadër. Megjithatë, drejtuesit e Trabzonsporit synojnë të negociojnë për uljen e klauzolës prej 8.5 milionë eurosh të përcaktuar në marrëveshje, duke kërkuar bisedime me Beshiktashin për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

    STATISTIKAT E MUÇIT- Ernest Muçi po kalon një fazë fantastike te Trabzonspor, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit këtë sezon. Mesfushori shqiptar ka shënuar deri tani 13 gola dhe ka dhënë 7 asiste, duke kontribuar në mënyrë vendimtare për performancën e ekipit pasi është përfshirë në mënyrë direkte në 20 gola të shënuar. Forma e tij e fundit është edhe më impresionuese ku në 10 ndeshjet e fundit, Muçi ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 5 asiste, duke treguar efikasitet të jashtëzakonshëm. Kjo e bën atë jo vetëm një element kyç në sulmin e Trabzonspor, por edhe një alternativë të fortë për Kombëtaren dhe ndeshjet e marsit. Përveç kësaj, ky sezon shënon një pikë kthese në karrierën e tij:, pasi Muçi ka thyer çdo rekord personal, pasi kurrë më parë nuk kishte shënuar kaq shumë gola në një sezon të vetëm./PanoramaSport

    Beshiktashi Ernest Muçi Kristjan Asllani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zyrtare/ Pritjes së gjatë i vjen fundi, nis epoka e Zidane në stolin e Francës

    July 28, 2026

    Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini. Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të “Cincos”

    July 28, 2026

    I dënuar me 11 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet 48-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

    July 28, 2026

    Nga prishja e seancave te vjedhja e dokumentit sekret, Agron Shehaj 5 dënime gjatë këtij sesioni parlamentar

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.