Gjesti u emocionua dhe nxori lot nga një mesazh që mori në Big Love, kur motra e tij, Blerina kishte shkruar fjalë të ëmbla dhe mbështetëse ndaj vëllait të saj.
Në fjalët e saj të ndjera, ajo e quajti vëllain me përkëdheli “Besart nubi” dhe shprehu mallin e madh që ndjen për të.
Mirëpo “nub” është etiketimi që Egli i ka vendosur Gjesit me përkedheli.
Mesa duket familja e Gjesit po mbështet lidhjen që këngëtari po krijon ngadalë në BBVIP.
“Si familje jemi krenarë për ty. Ne e dimë kush je dhe do të kesh mbështetjen tonë në çdo hap,” ishte mesazhi i saj.


