Motri e Egli Progës, 42-vjeçarit i cili vdiq pasi dyshohet se u dhunua për vdekje më 10 Gusht në një lokal në Pogradec nga i riu Denis Meçe ka reaguar e revoltuar pas publikimit të ekspertizës mjeko ligjore.
Me anë të një postimi të gjatë në Facebook, motra e të ndjerit nuk është dakord me këtë raport, ndërsa akuzon policinë dhe mjekët se po përpiqen që ta reduktojnë krimin në një grusht.
Sipas Jonida Progës, vrasja e vëllait të saj është bërë nga dora e kriminelëve, që sic thotë ai kanë pushtuar Pogradecin.
Hetimin për vrasjen e Egli Progës, ajo thote se do ta vazhdojë vetë, pasi nuk ka marrë një përgjigje pse ia vranë të vëllain.
“Po përpiqen ta reduktojnë krimin në një “grusht”. Shoh heshtje, frikë dhe dorëzim përballë kriminelëve që po terrorizojnë qytetin e Pogradecit, atyre që kanë lidhje me policinë, me drejtësinë, me pushtetin e lartë vendor në Pogradec”, shkruan Jonida.


