Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bella Hadid flet hapur për betejën me sëmundjen Lyme: Kam fjetur 11 orë dhe ende ndihem e rraskapitur

    Nga 1 korriku pensionet rriten me 2.7%, përfitojnë rreth 900 mijë pensionistë

    Qeveria miraton 300 kuota për kredi të buta me interes zero, ja kush përfiton

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Misteri pse shqiptarët kanë mungesë të Vitaminës D. Sëmundjet e rrezikshme që vijnë prej saj

    January 16, 2025

    Neurologia Entela Basha ka treguar në një intervistë tek emisioni ‘Shije Shtëpie’ disa shkaktarë me baza mjekësore që ndikojnë në sëmundjet e kujtesës.

    Ajo theksoi tiroidet që faktor të shpeshtë i cili bëhet përgjegjës për sëmundjet e demencës.

    “Çrregullimet e kujtesës kanë baza mjekësore, metabolike, pra sëmundje të tjera. Mund të manifestohen me çrregullimet e kujtesës, por njëkohësisht mund të jenë thjesht në kuadrin e një stresi, të një mbingarkese apo të një lodhjeje fizike ose mendore. Sa i përket sëmundjeve metabolike që janë të rikthyeshme, që mund të japin çrregullime të kujtesës, ka disa. Ku e para që mbahet dhe që shikohet kur një pacient të vjen me çrregullime të kujtesës, qoftë Alzheimer, demencë apo ndonjë çrregullim tjetër që nuk klasifikohet në patologjitë degjerative, bilanci i parë që bëhet është bilanci i tiroides. Për të parë nëse kemi probleme të tiroides apo jo, sepse mos përqendrimi, kujtesa, harresa mund të jenë shenja të një destabilizimi të funksionit të tiroides, veçanërisht të hipotiroidizmit, i cili gjithmonë shoqërohet me një ngadalësi të marrjes së informacionit, përpunimit të informacionit, të përcjelljes së informacioni, ngadalësisë në veprime. Dhe kur shoqërohet me vlerësime të tjera fizike gjithmonë duhet të shoqërohesh tek një patologji e tiroides.”

    Nga ana tjetër mjekja theksoi veçanërisht dhe mungesën e vitaminave, të cilat ndikonin në prekjen nga sëmundjet e kujtesës. Mungesa e vitaminës B dhe D konsiderohen po ashtu në faktorë kyç në ekspozimin e rrezikut ndaj sëmundjeve të kujtesës. Sipas mjekesm anemia dhe kequshqyerja kanë po ashtu të njëjtin rol negativ.

    “Ndërkohë një gjë tjetër janë dhe deficitet e vitaminave. Në sëmundjen e Alzheimerit apo demencave të çrregullimeve të kujtesës është shumë i rëndësishëm “screening” i deficitit të vitaminave B, veçanërisht të nivelit të vitaminës B-12. Vitamina B-12 shoqërohet me çrregullime të kujtesës, njëkohësisht ka dhe disa shenja të tjera neurologjike siç mund të jenë mpirjet e duarve ose të këmbëve dhe problemet e ekuilibrit. Kryesisht deficitet e vitaminës D që në fakt është shumë e çuditshme, por mendoj se kequshqyerja e luan një rol shumë  të rëndësishëm sepse ne jemi një vend me kaq shumë diell dhe deficiti i vitaminës D haset rëndomë në popullatë. Të jem e sinqertë asnjëherë nuk kam mundur ta shpjegoj nga ana logjike sepse ne jemi një popullatë mesdhetare, ushqehem me ushqime mesdhetare, kemi 300 ditë me diell nga 365, kështu që se përse ne kemi deficit të vitaminës D, unë nuk di ta them. Ushqyerja e keqe, pastaj ka disa metale të rënda si bakri, hekuri që mund të japin çrregullime. Duhet pasur një vëmendje të veçantë ndaj anemisë edhe nivelet e ulëta të hemoglobinës apo rruazave të kuqe të gjakut mund të bëjnë çrregullime të kujtesës.”

    alzhaimer Alzheimer demenca semundjet e kujteses
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bella Hadid flet hapur për betejën me sëmundjen Lyme: Kam fjetur 11 orë dhe ende ndihem e rraskapitur

    June 26, 2026

    Nga 1 korriku pensionet rriten me 2.7%, përfitojnë rreth 900 mijë pensionistë

    June 26, 2026

    Qeveria miraton 300 kuota për kredi të buta me interes zero, ja kush përfiton

    June 26, 2026

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.