Shqipëria po kthehet në një magnet për turistët britanikë! Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau sot një artikull të gazetës prestigjioze britanike Mirror, ku theksohet rritja e madhe e interesit të pushuesve nga Mbretëria e Bashkuar për vendin tonë.
Sipas Mirror, kërkimet për udhëtime në Tiranë janë rritur me 91% krahasuar me një vit më parë, ndërsa kryeqyteti shqiptar po renditet ndër destinacionet më tërheqëse dhe më të përballueshme për një arratisje kulturore këtë vjeshtë.
“Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet mes pushuesve britanikë,” citon artikulli, duke e përshkruar vendin si një perlë të re të Mesdheut që po mahnit Evropën.



