Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Miratohet raporti i verifikimit të mandateve. Betohen deputetët e Kosovës

    April 19, 2025
    Miratohet raporti i verifikimit të mandateve. Betohen deputetët e Kosovës

    Pas dy përpjekjeve që dështuan, Kuvendi i Kosovës miratoi sot me vota unanime raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve.

    Në këtë tentativë, e treta radhazi, pengesa për konstituimin e legjislaturës së re thuhet se u kalua me sukses.

    Raporti konfirmon vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare si dhe i hap rrugë zhvillimit të pikës së dytë në rendin e ditës: betimit të deputetëve.

    Zhvillimi në fjalë mbetet një hap i rëndësishëm drejt formimit të institucioneve të reja të vendit, pasi përfshin krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

    Ndërsa mësohet se u bë dhe betimi i deputetëve duke i dhënë kështu fund procesit të konstituimit të Kuvendit.

    Pas votimit unanim për raportin e mandatit, deputetët e zgjedhur bënë betimin në Kuvendin e Kosovës.

    Ata u ngritën të gjithë në këmbë për të lexuar tekstin e betimit, ku lexohet: “Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”

    Betohen deputetët Kuvendi i Kosovës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.