Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dy aksidente në Pogradec, plagosen dy drejtues mjetesh pas përplasjes me barrierat anësore

    Rama: Akti normativ i qershorit, dëshmi e rritjes ekonomike

    Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: Viktima, shoferi i minubusit, 12 të plagosur, 7 në gjendje të rëndë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Miratohet akti normativ për rishikimin e buxhetit 2026, bonus vere prej 5 mijë lekësh për pensionistët

    June 30, 2026

    Qeveria ka miratuar aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2026, duke parashikuar fonde shtesë për pensionet, shëndetësinë, mbrojtjen, mbështetjen e biznesit dhe bujqësisë, si rezultat i performancës pozitive të ekonomisë gjatë pesëmujorit të parë të vitit.

    Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se ndryshimet synojnë forcimin e mbështetjes për shtresat në nevojë, rritjen e investimeve në sektorin e shëndetësisë dhe zgjerimin e garancisë sovrane për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

    Një nga masat kryesore është afrimi i indeksimit të pensioneve, i cili planifikohet të realizohet në muajin prill të vitit të ardhshëm. Për këtë qëllim është parashikuar një fond shtesë prej 872 milionë lekësh.

    Qeveria ka vendosur gjithashtu të dyfishojë pagesën për fëmijët me aftësi të kufizuara, me një financim shtesë prej 750 milionë lekësh. Nga kjo masë do të përfitojnë 10.720 fëmijë dhe ajo do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2026.

    Po ashtu, shteti do të mbulojë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuara, me një efekt financiar prej rreth 2 miliardë lekësh.

    Në sektorin e shëndetësisë janë parashikuar 1.5 miliardë lekë shtesë për barnat onkologjike, si dhe fonde për rritjen e pagave të personelit të urgjencës mjekësore. Ndërkohë, do të financohen edhe orët shtesë të punës për 1.250 punonjës të shërbimit zjarrfikës.

    Sa i përket mbrojtjes, qeveria do të alokojë 10.3 miliardë lekë shtesë për të përmbushur angazhimet ndaj NATO-s, duke e çuar financimin e këtij sektori në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

    Gjithashtu, garancia sovrane do të rritet nga 3 në 5 miliardë lekë dhe do të zgjerohet për të përfshirë jo vetëm fermerët, por edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

    Ndërkohë, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se qeveria do të akordojë një bonus vere prej 5 mijë lekësh për pensionistët.

    Sipas saj, nga kjo masë do të përfitojnë rreth 777 mijë pensionistë në të gjithë vendin, ndërsa efekti financiar i saj llogaritet në rreth 3.7 miliardë lekë. Bonusi do të mbulojë të gjithë përfituesit sipas kategorive përkatëse.

    buxhetit miratohet pensionistët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dy aksidente në Pogradec, plagosen dy drejtues mjetesh pas përplasjes me barrierat anësore

    June 30, 2026

    Rama: Akti normativ i qershorit, dëshmi e rritjes ekonomike

    June 30, 2026

    Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, policia: Viktima, shoferi i minubusit, 12 të plagosur, 7 në gjendje të rëndë

    June 30, 2026

    Dëshmia e pasagjeres së mbijetuar: Shoferi nuk dukej mirë, gjithçka ndodhi në pak sekonda

    June 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.