Sarajeva përballet me një krizë shëndetësore dhe mjedisore pas një shpërthimi të leptospirozës, e njohur si “ethet e minjve”. Autoritetet lokale kanë shpallur gjendje epidemie pas përhapjes së shpejtë të infeksionit.
Qyteti është mbuluar nga një numër i madh minjsh, të cilët janë parë duke notuar në lumin Miljacka dhe në zona të ndryshme urbane. Përhapja e tyre lidhet me menaxhimin e dobët të mbeturinave dhe mungesën e pastrimit të hapësirave publike.
Leptospiroza është një sëmundje infektive që përhapet përmes kontaktit me urinën ose jashtëqitjet e kafshëve të infektuara, veçanërisht minjve. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje muskujsh dhe në raste të rënda, probleme me mëlçinë dhe veshkat.
Në spitalin kryesor të Sarajevës, janë regjistruar 12 raste të reja brenda 24 orëve të fundit. Për të frenuar përhapjen, autoritetet kanë nisur pastrimin dhe dezinfektimin e hapësirave publike, si dhe kontrollin e popullatës së minjve. Shkollat janë udhëzuar të kontrollojnë ambientet e tyre për praninë e këtyre kafshëve.
Deri tani nuk ka raportime për raste të rënda apo fatalitete, por monitorimi dhe masat parandaluese vijojnë në mënyrë të vazhdueshme.
Štakori preplavili sarajevsko naselje Dobrinja, Vlada Kantona Sarajevo godinama ne radi deratizaciju. pic.twitter.com/gj7B1qCKhH
— VOX (@VGNaroda) August 10, 2024


