Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    Britania e Madhe ndalon duhanin për brezin e ri: Ligji historik synon një “gjeneratë pa cigare”

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit të zjarreve në vend: 5 vatra ende aktive, qindra forca operacionale në terren

    August 17, 2025
    Zjarret në vend/ Rama: Situata e përmirësuar, por rreziqet mbeten

    Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë shuar, 5 mbeten aktive, ndërsa 2 po mbahen nën monitorim.

    Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura, me dy mjete zjarrfikëse. Po ashtu, për ndërhyrje ajrore janë përdorur 2 helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe 1 helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

    Vatrat aktive:

    Tërnovë, Zerqan (Bulqizë): Flakët në kurorë pyjesh vijojnë në vendet “Maja e Shkëmbit” dhe drejt fshatrave Valikardhë e Peladhi. Operacioni vijon me forcat e MZSH, bashkiake, Shërbimin Pyjor dhe 30 trupa të FA, me mbështetje nga helikopteri i FA.

    Xeth, Blerim (Fushë Arrëz): Zjarri ka përfshirë fshatrat Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Operacioni vijoi gjatë gjithë ditës me 42 forca bashkiake, 2 automjete zjarrfikëse, 80 trupa nga FA dhe 20 vullnetarë, ndërsa ndërhyrjet ajrore ndihmuan vendosjen e situatës nën kontroll.

    Pezë Helmës (Tiranë): Zjarri, vazhdim i flakëve në Damjan-Fortuzaj (Vaqarr), ka dalë jashtë kontrollit mesditën e sotme. Helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe ka ndërhyrë, ndërsa situata po mbahet nën monitorim.

    Kullollas, Kodovjat, Ermenj (Skënderbegas, Gramsh): Një vatër aktive mbetet në Malin e Koshnicës; riaktivizimet e vogla në Bletëz dhe Kullollas janë shuar nga ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse.

    Teqeja e Dushkut (Kukur, Gramsh): Vatra e zjarrit po mbahet drejt izolimit, ndërsa shtresa e humusit ka krijuar vështirësi në shuarje.

    Rreja e Zezë (Velë, Rubik): Vatra e zjarrit është izoluar plotësisht dhe nuk paraqet rrezik për përhapje.

    Parku Natyror Gërmenj (Leskovik, Kolonjë): Disa vatra vijojnë aktive, por pa përhapje, ndërsa shpërthimet e municioneve të mbetura nga lufta italo-greke ndalojnë ndërhyrjen herë pas here.

    Vatrat e shuara:

    Val (Martanesh, Bulqizë), Kodër Qerre (Mat), Xeth (Blerim, Fushë Arrëz), Durishtë (Petrelë), Ferraj–Zall Herr–Brarë–Priskë e Vogël (Dajt), Gjipal (Zall Bastar), Vilë-Ballaj (Rrogozhinë), Kalanjas (Skrapar).

    Forcat e emergjencave dhe strukturat përgjegjëse mbeten në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë menjëherë në rast të riaktivizimeve të flakëve.

    Radar.al

    flaket Vatrat Zjarret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthimi në Tepelenë, dy shokë të plagosur, lënda plasëse pranë banesës së njërit prej tyre

    April 21, 2026

    Britania e Madhe ndalon duhanin për brezin e ri: Ligji historik synon një “gjeneratë pa cigare”

    April 21, 2026

    Vra*je e trefishtë në Podgoricë/ Dy vëllezër shqiptarë mes viktimave, policia në kërkim të autorit

    April 21, 2026

    “Jeta ikën shpejt”, Rama sjell mesazhin e Aleksandrit të Madh për jetën dhe vdekjen

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.