Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ministri italian: Qendrat në Gjadër e Shëngjin mund të…

    March 25, 2025
    Refugjatët në Gjadër/ Opozita zbarkon në Lezhë: Kampi është si burg, taksat e qytetarëve po shpërdorohen

    Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi konfirmon për herë të parë hipotezën e ndryshimit të përdorimit të qendrave shqiptare të Gjadrit dhe Shëngjinit, të cilat deri tani kanë mbetur bosh.

    Qendrat mund të luajnë një rol në forcimin e sistemit për riatdhesimin e emigrantëve të parregullt që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Itali, deklaroi ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi për “La Stampa”.

    Sipas ministrit, rikonstruksioni i qendrave nuk do të kërkonte investime dhe punime të mëtejshme.

    “Ato tashmë përmbajnë hapësira të dedikuara për kryerjen e riatdhesimeve. Struktura tashmë është ngritur për këtë funksion. Funksioni origjinal i qendrave do të ruhet dhe efekti frenues gjithsesi rritet nga fakti që po rrisim riatdhesimet. Sot jemi në +35% krahasuar me vitin e kaluar”, theksoi ai.

    “Evropa na kërkon forcimin e sistemit të riatdhesimit. Kështu që po ndryshon edhe qendra e emigrantëve në Shqipëri”, shtoi Piatendosi.

    “Ato mund të luajnë një rol në forcimin e sistemit për riatdhesimin e emigrantëve të parregullt që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Itali”, thotë Piantedosi.

    “Një mënyrë, pra, për të filluar procedimin e tyre, ndoshta edhe duke përdorur pjesën e strukturës së dedikuar fillimisht për procedurat e përshpejtuara kufitare për riatdhesimet”, shton ai.

    “Dhe falë CPR (Qendrat e Paraburgimit të Riatdhesimit) ne do të jemi në gjendje të sjellim në shtëpi subjektet të cilët, përndryshe, përfundojnë duke i bërë qytetet tona më pak të sigurta. Riatdhesimet janë një temë që po fiton terren në debatin politik në mbarë botën, duke përfshirë edhe jashtë shtetit. Europa tani po na kërkon ta bëjmë këtë. Më në fund. Të gjithë duhet të jemi të lumtur për këtë”, thekson ai.

    Pyetjes se “a do të përfshinte investime dhe punime të mëtejshme rikonstruksioni i qendrave, të cilat nuk i dedikohen më pritjes fillestare”, Piatendosi i përgjigjet ”jo”.

    “Ato tashmë përmbajnë hapësira të dedikuara për kryerjen e riatdhesimeve. Struktura tashmë është ngritur për këtë funksion”, shtoi ai.

    Gjadri Matteo Piantedosi Ministri italian qendrat e emigranteve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.