WASHINGTON– Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka theksuar rolin e vendit tonë dhe kontributin ndaj Koalicionit Global kundër ISIS.
Gjithashtu ai ka konfirmuar se Shqipëria do të vijojë të jetë partnere e përkushtuar në mbështetjen e misionit të tij të luftës kundër ISIS.
“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në luftën kundër ISIS-it dhe promovimin e shoqërive të hapura dhe harmonike ndërfetare.”– ka deklaruar ai në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, në Washington D.C.



