TIRANË– Ministri i jashtëm Igli Hasani përmes një njoftimi zyrtar ka zbuluar detajet e fundit sa i takon evakuimit të shtetasve shqiptar që ishin në Izrael.
“4 qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falënderojmë autoritetet Izraelite, Jordaneze, Egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona.”-shkruan Hasani./Radar.al
“S’më rr*het për policinë”/ Rinumërimi, plas sherri me Ilir Rusmalin, Dogjani: Më keni vjedhur votat


