Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka mbërritur në Kosovo, ku gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë shtetërorë dhe politikë.
Në orën 10:00, Hoxha do të takohet me Albulena Haxhiu, ndërsa në orën 10:45 do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Vizita do të vijojë me një takim me Glauk Konjufca. Pas takimit, rreth orës 12:10, dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri shqiptar do të zhvillojë takime edhe me drejtues të partive politike në vend, mes tyre Bedri Hamza, Ardian Gjini dhe Lumir Abdixhiku.
Në axhendën e vizitës përfshihet edhe një takim në misionin KFOR, ku Hoxha do të pritet nga Ozkan Ulutash dhe do të takohet me efektivët e Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë që shërbejnë në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë.


