TIRANË-Igli Hasani, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme ka mbajtur sot fjalën hapëse në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
Gjatë fjalës së tij ministri u ndal të konflikti në Lindjen e Mesme. Hasani tha se Shqipëria mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e saj nga kërcënimet, ndërsa i bëri thirrje Iranit të ndalë aktivitetin e tij bërthamore./Radar.al


