TIRANË– Deputetët e Partisë Socialiste, Sali Berisha, Dhurata Çupi, Flamur Noka dhe Saimir Korreshi sot në Kuvend propozuan një amendament në buxhetin e shtetit për vendosjen e minimumit jetik.
Nga foltorja e Kuvendit deputeti Flamur Noka, kërkoi vendoset minimumi jetik 200 euro, pasi sipas tij ky do të ishte një mekanizëm i rëndësishëm ndihme për familjet në gjendje të keqe ekonomike.
Ndërsa ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu pas propozimit të PD-së u shpreh se propozimi nuk është aspak serioz dhe se i ka kaluar vakti.
“Pikë së pari doja të thosha se është një propozim aspak serioz, që i ka kaluar koha me vakt dhe nuk mund të vendoset absolutisht apriori i pa studiuar dhe i pa vlerësuar. Mjafton tu them se në 2013 ju e latë papunësinë në vlerën 16%, ndërkohë ne e adresuam. Politikat e mirëqenies sociale vazhdojnë të jenë të përqendruara në rritjen e punësim, rritjen e pagave dhe rritjen e pagës minimale.”-u shpreh Koçiu./Radar.al


