GOLAN– Mijëra njerëz u mblodhën ditën e djeshme për funeralet e fëmijëve dhe të rinjve të vrarë në një sulm me raketa në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli, ndërsa liderët botërorë përpiqeshin të frenonin pasojat politike të sulmit.
Anëtarët e komunitetit Druze qanin teksa mbanin arkivole përmes Majdal Shams, ndërsa njerëz të tjerë bërtisnin me zemërim ndaj ministrave të qeverisë së vendit, shkruajnë mediat e huaja.

Shtëpia e Bardhë, tha se grupi militant Hezbollah i mbështetur nga Irani kreu sulmin ku mbetën të vrarë 12 persona. Izraeli gjithashtu e ka akuzuar atë, por Hezbollahu mohon të jetë përgjegjësi për këtë ngjarje.
Të dielën, liderët globalë dënuan sulmin dhe lëvizën për të ulur tensionet mes frikës se mund të ndezë një luftë midis Izraelit dhe Hezbollahut./BBC


