TIRANË– E ëma e Ilaria Sulës ditën e sotme ka treguar mes lotësh takimin e fundit me të bijën, përpara se jeta e 22-vjeçares të ndërpritej në mes nga i dashuri i saj.
Teksa ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” ajo ka treguar se takimi i fundit ishte në një festë.
“Takimi ynë i fundit ishte aq i bukur. Më thoshte gjatë të gjithë kohës: O ma të dua shumë Je bërë shumë e bukur. Takimi ynë i fundit ishim në një festë. Ishte aq e lumtur.”-është shprehur ajo.
Prej një viti familja Sula nuk jeton më si dikur. Ata thonë se vetëm mbijetojnë, duke gjetur forcë tek njëri-tjetri dhe tek djali i tyre, por mbi të gjitha duke kërkuar drejtësi për Ilarian. Sepse për ta, buzëqeshja është shuar./Radar.al


