Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “I kam ofruar postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar”, Duka zbulon prapaskenat: U tërhoq në momentet e fundit

    Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje ushtarake

    Bordi rrit çmimin e naftën në 210 lekë për litër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    10 të vrarë nga sulmi me raketa në Lartësitë e Golanit

    July 28, 2024
    10 të vrarë nga sulmi me raketa në Lartësitë e Golanit

    Dhjetë persona, mes tyre fëmijë, u vranë të shtunën në një sulm me raketa në një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit të kontrolluara nga Izraeli, njoftoi rrjeti izraelit N12 News. Ky është incidenti më i rëndë përgjatë muajve të fundit të shkëmbimeve të zjarrit mes Izraelit dhe grupeve të armatosura në Liban.

    Ushtria izraelite tha se raketa u hodh nga grupi militant libanez Hezbollah. Grupi i mbështetur nga Irani mohoi çdo përfshirje në sulm, i cili dukej se do të marrë një përgjigje të ashpër nga Izraeli.

    Autoritetet izraelite thanë më herët se nëntë persona u plagosën rëndë nga një raketë e lëshuar nga Libani që goditi një fushë futbolli në fshatin Druze të qytetit Majdal Shams. Një mjek foli për shkatërrim të madh dhe zjarr në vendngjarje.

    Sulmi në fushën e futbollit pasoi një sulm izraelit në Liban që vrau katër militantë të shtunën. Dy burime sigurie në Liban thanë se katër luftëtarët e vrarë në sulmin izraelit në zonën Kfarkila në Libanin jugor ishin anëtarë të grupeve të ndryshme të armatosura, ku të paktën njëri prej tyre i përkiste Hezbollahut.

    Hezbollahu mori përsipër të paktën katër sulme, përfshirë sulme me raketa “Katyusha”, në shenjë hakmarrje për sulmet në Kfarkila. Megjithatë, përfaqësuesi i lartë i mediave të Hezbollahut, Mohammad Afif, mohoi përgjegjësinë për sulmin ndaj qytetit Majdal Shams.

    Izraeli pushtoi Lartësitë e Golanit nga Siria gjatë luftës në Lindjen e Mesme në 1967 dhe i aneksoi ato në 1981.

    Që nga nisja e luftës në Gazë, Izraeli dhe Hezbollahu kanë kryer sulme të ndërsjella të përditshme.

    Nga fillimi i tetorit, sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 450 vetë, shumica anëtarë të Hebzbollahut, por po ashtu rreth 90 civilë dhe jo luftëtarë. Nga pala izraelite janë vrarë 21 ushtarë dhe 13 civilë./VOA

    10 të vrarë Liban sulmi me raketa në Lartësitë e Golanit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “I kam ofruar postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar”, Duka zbulon prapaskenat: U tërhoq në momentet e fundit

    April 17, 2026

    Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje ushtarake

    April 17, 2026

    Bordi rrit çmimin e naftën në 210 lekë për litër

    April 17, 2026

    Nga mjalti e gështenjat te fasulet me mish të thatë, prodhimet e regjistruara për t’u mbrojtur

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.