Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar kufizime të reja ndaj Ilir Metës në paraburgim. Sipas tij, pas një telefonate me gazetaren Beti Njuma, Metës i është ndaluar kontakti me avokatin Dylejman Karaj dhe e drejta për të zhvilluar komunikime të mëtejshme mediatike.
Blushi e cilësoi këtë një përpjekje për të heshtur zërin e Metës, duke akuzuar qeverinë për frikë nga e vërteta. Ai publikoi gjithashtu pjesë nga një dokument i SPAK, ku sipas tij, rrëzohen pretendimet për lobim të paligjshëm në SHBA, duke theksuar se nuk ka asnjë provë që lidh Metën me pagesat për kontratën me “McKeon Group”.
Sipas Blushit, ky proces është një farsë politike që do të rrëzohet si në Tiranë, ashtu edhe në Strasburg. Ai theksoi se Partia e Lirisë mbetet e vendosur në mbrojtje të kauzave kombëtare.

