TIRANË– Monika Kryemadhi ditën e sotme nga godina e SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje” është pyetur nga gazetarët sa i takon situatës së zgjedhjeve pasi ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta nuk arriti të merrte një mandat. Kryemadhi tha se nuk dëshironte të komentonte dhe se e kishte mbyllur atë “hesap”.
“Nuk dua të komentoj më asnjë gjë për politikën! E kam mbyllur atë hesap.”- tha ajo.
Më 11 prill 2025 Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë zyrtarisht të divorcuar. Pas 27 vitesh martesë me njëri-tjetrin, Gjykata e Tiranës e ka zgjidhur martesën e tyre, duke i ndarë. Meta dhe Kryemadhi janë martuar në tetor të 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Metaj. Padia për divorc ishte ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta./Radar.al
Kryemadhi paraqitet në GJKKO/ Batuta me gazetarët: Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu
5 audio-mesazhet që Alma Arrazi i dërgoi të motrës para tragjedisë: S’kam ku mytem…


