Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Meta reagon për mbështetjen nga Kryemadhi. I përgjigjet Braimllarit

    April 27, 2025
    Meta reagon për mbështetjen nga Kryemadhi. I përgjigjet Braimllarit

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së fundmi ka dhënë një tjetër intervistë nga qelia e paraburgimit të burgut “313” në Tiranë. Ndonëse në kushte jo të zakonshme, kujtojmë se Meta garon në listën e hapur për t’u bërë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

    Në intervistën e dhënë për A2CNN, Meta zbulon se punon çdo ditë për fushatën e tij, duke iu shkruar bashkëpunëtorëve të tij deri në 150 letra në ditë.

    I pyetur në lidhje me mbështetjen që I jep ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, Meta u shpreh pozitiv edhe pse nuk u ndal gjatë që ta komentonte fushatën që deputetja po bën për të.

    “Të gjithë ata që janë sinqerisht kundër regjimit, janë të mirëpritur në fushatë,“tha Meta.

    Ndërsa më tej Meta nuk ka kursyer ndaj Endrit Braimllarit, i cili po garon në listën e hapur të Partisë Socialiste për Tiranën. “Tradhëtinë” e tij, presidenti i Partisë së Lirisë duket se e sheh si “nder”.

    Si dhe solli në vëmendje sërish se më 12 maj, si kryeministër të vendit Ilir Meta shikon vetëm Sali Berishën.

    PJESË NGA INTERVISTA: 

    Andrea Danglli: Z.Meta, jemi pak ditë nga dita e zgjedhjeve e cila këtë herë është shumë ndryshe nga gjithë fushatat elektorale që keni kryer. Si po e zhvilloni fushatën elektorale nga qelia dhe si mendoni që situata ku gjendeni do të ndikojë në rezultatin e Partisë së Lirisë?

    Ilir Meta: Fushata ime ecën me ritme të shkëlqyera, nga 80-150 letra në ditë.Ajo filloi me 50-100 letra në ditë dhe do të përfundojë me 200 letra në ditë besoj.Po kështu jam i bindur se Partia e Lirisë ecën e sigurt drejt 12 mandateve të saj (4+8). Unë u rrëmbeva në 21 Tetor në mënyrë banditeske, siç u rrëmbye Aldo Moro në Itali nga brigadat terroriste, pikërisht për shkak të 11 Majit, që Rama të grabisë 1 mandat të katërt, por gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Njerëzit e Partisë së Lirisë, kudo po punojnë në terren dhe më mirë se një pjesë e strukturave. Jam çdo ditë në kontakt me dhjetëra e qindra prej tyre.

    Andrea Danglli: Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, znj.Monika Kryemadhi po bën fushatë për ju në Tiranë, si e keni pritur këtë iniciativë?

    Ilir Meta: Të gjithë ata që janë sinqerisht kundër regjimit, janë të mirëpritur në fushatë.

    Andrea Danglli: Disa nga figurat më aktive të partisë tuaj janë pozicionuar krah PS. A i druheni ikjeve të tjera nga partia juaj?

    Përgjigje: E falënderojmë Edi Ramën dhe SPAK-un e tij që po na e pastron partinë dhe po i merr të gjithë përfituesit dhe njerëzit me probleme me vete.

    Andrea Danglli: Ish Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i njohur si një nga bashkëpunëtorët më të afërt i juaji dhe zonjës Kryemadhi , ju ka akuzuar për shpifje dhe shantazhe, ku ka paralajmëruar ndjekjen e rrugës ligjore pas 11 Majit. Pse gjithë kjo përplasje?

    Ilir Meta: Ai ishte simboli i nepotizmit në parti dhe i vetmi dëm që na bëri është se na mori financieren e Partisë për 20 vite, pa e lejuar të bënte dorëzimet në mënyrë ligjore dhe etike , siç dorëzohet një detyrë me përgjegjësi financiare. Ah po edhe databazën e partisë. Rama e kishte projektuar për kryetar të LSI , por shumë mirë që e futi në listën e tij për Tiranën se na ndihmon të marrim shumë më tepër vota socialistësh të ndershëm, që neveriten kur shikojnë shëmtira të tilla morale, që vetëm Rama mund ti pranojë nga dëshpërimi dhe perversiteti për diversion.

    Andrea Danglli: Më 11 Maj shihni kryeministër Edi Ramën siç e patë në verën e vitit 2013 apo Sali Berishën siç e patë në verën e vitit 2009?

    Ilir Meta: Absolutisht vetëm Berishën dhe shumë më të mirë se Berishën e dytë.

    Andrea Danglli: Çfarë duhet të bëjë një lider partie nëse humbet zgjedhjet?

    Ilir Meta: Kjo pyetje i takon Ramës për t’iu përgjigjur.

    Vetë Kryemadhi është shprehur se ka hequr dorë nga politika dhe se nuk do të kandidojë më për deputete. Por, në rrjetet sociale e ka treguar vazhdimisht mbështetjen për Metën. Madje për këtë të fundit ka dalë në terren për të mbledhur vota në mënyrë që të zgjidhet deputet në legjilaturën  e ardhshme.

    Kujtojmë se së fundmi Braimllari ka ironizuar Metën të cilin e cilësoi si një person që dëshiron të marrë mandate qyl nga PD.

    braimllari kryemadhi meta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.