Kandidati për deputet i PS, Endrit Braimllari, nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet së fundmi, ka ironizuar Ilir Metën.
Në videon në fjalë, Braimllari shprehet se është koha të bashkojmë “çdo votë për numrin 5, për Partinë Socialiste” dhe të lihet mënjanë çdo personazh qesharak që qëllimin e tij të vetëm ka të marrë ndonjë mandat qyl nga Partia Demokratike.
Me këtë të fundit, Braimllari ka nënkuptuar se e ka patur për Ilir Metën.
“Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndaj është koha të bashkojmë çdo energji, çdo votë për numrin 5, për Partinë Socialiste, me qëllim që rruga europiane e vendit të bëhet realitet. Le të lemë mënjanë çdo personazh qesharak që qëllimin e tij të vetëm ka të marrë ndonjë mandat qyl nga Partia Demokratike dhe më pas t’u bëjë karshillëk demokratëve. Ndaj është koha që të bashkojmë çdo energji për rrugën europiane të fëmijëve tanë. Është koha që të bashkojmë çdo votë me Partinë Socialiste sepse vetëm me Partinë Socialiste rruga europiane e vendit bëhet realitet”, thotë Braimllari.
Kujtojmë se Braimllari ka qenë pjesë e PL-së, partisë e cila udhëhiqet nga Meta.


