Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Braktisi PL-në për PS-në. Braimllari zbulon arsyen

    March 25, 2025
    Braktisi PL-në për PS-në. Braimllari zbulon arsyen

    Ish anëtari i PL-së, Endrit Braimllari, sot kandidat i PS për Tiranën për zgjedhjet e 11 majit, në një intervistë për News24 foli më shumë për ambiciet e tij dhe këndvështrimin që ai ka për zgjedhjet parlamentare.

    Gjithashtu politikani zbuloi më shumë dhe mbi vendimin e tij për t’u larguar nga Partia e Lirisë dhe për t’u bashkuar me Partinë Socialiste.

    Ai tha se ndihet i vlerësuar që është pjesë e garës së PS për Tiranën. Sipas tij nuk ka rëndësi shumë lista por ekipi.

    “Ndihem i vlerësuar që jam pjesë e garës së PS për Tiranën. PS ka dhënë sinjale gjithëpërfshirjeje dhe hapje. Nuk ka rëndësi emri apo qenia në listë të hapur apo jo, rëndësi për mua ka ekipi. 19 vite angazhim në politikë, e kam nisur si anëtar i thjeshtë deri në role drejtuese dhe e di që një person që do të angazhohet, ka 2 elemente, pra kontributi dhe mundësia që të jepet. PS më dha një mundësi të përfshihem dhe tani më takon mua të jap angazhimin tim”, tha Braimllari.

    Me tej ai u shpreh se PS po shkon në këto zgjedhje me një program të mirëfilltë të integrimit të Shqipërisë në BE.

    “PS është një makineri elektorale, një parti shumë e organizuar, që ka disiplinë dhe luan për fitoren e radhës. Fitorja e 11 majit për mua ka një simbolikë tjetër. Pra bëhet për të ndarë Shqipërinë nga politika e vjetër e baltës dhe alternativën e dërgimit të vendit përpara në BE”, tha ai.

    Më tej ai shprehet se kishte prej më shumë se një vit që nuk angazhohej në PL, ndaj sipas tij kjo ishte një ndër arsyet pse u tërhoq nga partia në fjalë.

    “Kam më shumë se një vit që nuk angazhohesha në PL. Zgjodha të pozicionohem në mbështetje të PS, e kam vendosur shumë më parë se të isha pjesë e ekipit të PS, dhe u bashkova pikërisht për hapjen e partisë, gjithpërfshirjen, që pasionin tim politik ta ushtroj aty. Unë politikën e kam pasion dhe nuk mund të më ndalte askush. Kanë tentuar ta bëjnë por isha i vendosur në rrugën që do të ndiqja”, tha ai.

     

    braimllari Braktisi PL-në për PS-në Zgjedhjet e 11 Majit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.