Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Braimllari: Meta dhe PL janë e shkuara! Opozita s’ka reflektim

    March 27, 2025

    “Opozita dhe Partia e Lirisë mbeten e shkuara, prioritet është e ardhmja dhe fushata elektorale pas përfshirjes si kandidat në listat e hapura të Partisë Socialiste”. Kështu deklaron ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari i cili kandidon për deputet në listat e PS-së.

    Për Endrit e kaluara e tij tek Partia e Lirisë ka mbetur në të shkuarën dhe gjithashtu kryetari i saj Ilir Meta, që edhe pse e ka akuzuar, shprehet se koha do e zbardhë të vërtetën se ato nuk qëndrojnë.

    Ai tha se PS nuk e diskuton mazhorancën e thjeshtë në këto zgjedhje, pasi kërkon një fitore të thellë për t’i dhënë shqiptarëve pasaportën europiane dhe anëtarësimin në BE.

    Për opozitën ai u shpreh se është mbyllur në lista me kandidatë besnik apo të besuar të kryetarëve dhe emrat e tyre tregojnë qartë se opozita nuk lufton për rotacion dhe kauza, por që të ruajë pozicionet e saj aktuale.

    “Ka kohë që nuk i dëgjoj më, nuk kam as interes, jam fokusuar te e ardhmja dhe qytetarët dhe të shkuarën e kam lënë me të shkuarën. Akuzat e Metës? E thashë se nuk merrem me të shkuarën. Por duke u përgjigjur, me përgjegjësinë maksimale nuk kam asnjë lidhje me akuzat e Metës. Të jemi të duruar dhe të presim se do jetë e qartë se kush është përfshirë dhe kush jo në ato çështje”, shprehet Brahimllari.

    Ai e cilësoi PS-në si një makineri elektorale dhe afrimi me mazhorancën erdhi pas sinjaleve që partia dha ndaj gjeneratës së re, teksa 60% e emrave në parlamentin e ardhshëm do jenë pikërisht të rinj.

    “Tani ndihem mirë, kam nisur fushatë, ndihem edhe borxhli njëkohësisht për atë që ka kaluar. Objektivi është tejkalimi i rezultatit të zgjedhjeve të kaluara. PS ka vendosur objektiv ambicioz, pasi nëse duam të mbyllim negociatat dhe anëtarësimin në BE duhet pjesëmarrje dhe votim e mbështetje masive, përtej të majtës e të djathtës, për të siguruar edhe pasaportën europiane. Nuk është risi ta them tani se PS është makineri elektorale, e organizuar dhe disiplinuar, që punon çdo ditë, të angazhuar dhe në komunikim me qytetarët. PS është ambicioze dhe hyn në avantazh, sepse ka kombinuar listat për fitore të thellë në të gjitha qarqet. Përfshirja e gjeneratës së re dhe objektivit europian do sjellin rezultate. Por edhe figurat e vjetra të PS janë në terren për sigurim të votave”, vijon ai argumentin politik për fushatën dhe listat.

    Kurse për opozitën ndau mendimin se ajo është mbyllur te listat e mbyllura, pa ambicie për rotacion dhe pa kauza, duke larguar edhe figurat emblematike të saj, që mund ta ndihmonin.

    “Në anën tjetër opozita ka vendosur lista të konceptuara në atë mënyrë që të mbrojnë rolin e tyre në opozitë, por jo rotacion politik. Nëse do të donin rotacion do kishte figura publike që mbrojnë kauzën e opozitës dhe ata nuk janë përfshirë. Sinjalet nga PS për gjeneratën e re dhe përfshirjen e të rinjve ishin përcaktuese edhe për mua. PS është hapur për të gjithë, ka rritur bazën e përfshirjes, përtej të majtës dhe të djathtës. Kurse opozita është mbyllur në listën e mbyllur, emrat dhe jo kauzën. Kurse PS po çon edhe emra të rinj në Parlament, ku 60% do të jenë figura të reja, i lexon opinionet, reflekton dhe i përgjigjet qytetarëve”, deklaron Brahimllari.

    Për të, opozita nuk reflekton pas humbjeve të përsëritura dhe kjo krijon një situatë jo të përshtatshme në raport me qytetarin. Sipas tij, kryetarët i bëjnë listat me njerëz të besuar të tyre.

    “Kam qenë pjesë e atij fronti, kam mbrojtur dhe dhënë mesazhet. Kur shikohet se humbet një herë, dy herë e më tej duhet reflektuar. Nuk e sjell mbyllja rotacionin, duhet të hapet, të reflektohet. Lista për deputetë nuk konceptohet mbi bazën e besimit që ke ndaj individit. Ose fut përfaqësues që nuk kanë vota”, nënvizon ish-përfaqësuesi i PL-së.

    braimllari ilir meta opozita PL PS
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.