TIRANË– Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se ndihet krenar që në kohën që ishte Kryeministër realizoi një nga veprat infrastuktore, si rruga Lezhë-Shkodër.
Ish-Presidenti i vendit, ka shkruar në postimin e tij se kjo qeverisje e urren Veriun e vendit, por situata do të ndryshojë pas 11 majit.
Postimi i Ilir Metës:
“Sa herë që udhëtoj drejt Shkodrës, ndihem vërtet krenar, që megjithëse në kohë të vështira si Kryeministër, realizova superstradën Lezhë-Shkodër. Vepra më e madhe e infrastrukturës rrugore e realizuar tërësisht me buxhetin e shtetit.
Për Veriun e vendit, jo vetëm po ndërtohej një rrugë e re, por gjithashtu po lindte një shpresë e re. Shqipëria do të lidhej shumë më mirë me Europën dhe turizmi do të merrte një dimension të ri. Dukeshin sfida të pamundura, por ato u bënë realitet dhe provuan se me vizion, përgjegjshmëri të lartë dhe me atdhetarizëm, çdo gjë mund të realizohet.
Mjerisht, këto 12 vjet janë një kohë e humbur dhe shumë shanse të humbura për shkak të një qeverisje që e urren Veriun e vendit.
Pas fitores së 11 Majit, Veriu do të bëhet Madhështor dhe eksperienca, vendosmëria e patriotizmi yne tashmë i provuar, do ta bëjë realitet këtë.
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”/Radar.al
Nga njerëzit e thjeshtë te liderë botërorë, 400 mijë njerëz për lamtumirën e Papa Françeskut
Shpëtoni njëherë e mirë/ Ngjyra jeshile ul stresin dhe të përmirëson humorin
U dashuruan pas Gjestit/ Menaxherja e artistëve: Xheneta shet më shumë se Egli