Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pranverë me dëborë në Kukës, zbardhen zonat malore, pa probleme në qarkullim

    Horror në Brazil/ 5-vjeçarja v*itet dhe groposet me çimento, dyshohet se ishte ende gjallë

    Donald Trump paralajmëron publikimin e dosjeve për UFO-t: Do shihni gjëra të pabesueshme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Meta kërkon hetim për zgjedhjet në Tiranë, vë në dyshim numëruesit e PD

    May 20, 2025
    Zgjedhjet e 11 majit. Ilir Meta: Së bashku heqim Ramën dhe taksat

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka urdhëruar analizimin e plotë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit në çdo qendër votimi të qarkut Tiranë, duke shprehur dyshime për korrektësinë e numëruesve të Partisë Demokratike.

    Meta, i cili ndodhet prej muajsh në burg, thekson në një deklaratë se vendimi synon të verifikojë rolin dhe performancën e çdo përfaqësuesi në procesin zgjedhor. Ai falënderoi anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë që, sipas tij, i qëndruan presioneve të “Narkoshtetit” dhe nuk u përkulën përballë një makinerie kriminale që, siç shprehet ai, “cënoi rëndë standardet demokratike”.

    “Firmosa urdhrin për analizimin e çdo Njësie dhe Qendre Votimi në Tiranë. Faleminderit atyre që nuk e shitën as lirinë, as shpirtin, përballë kësaj makinerie shtetërore kriminale”, deklaron Meta në mesazhin e tij publik.

    MESAZHI I PLOTË
    “Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,
    Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

    Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore.”, shprehet Meta.

    ilir meta numeruesit PD zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pranverë me dëborë në Kukës, zbardhen zonat malore, pa probleme në qarkullim

    April 30, 2026

    Horror në Brazil/ 5-vjeçarja v*itet dhe groposet me çimento, dyshohet se ishte ende gjallë

    April 30, 2026

    Donald Trump paralajmëron publikimin e dosjeve për UFO-t: Do shihni gjëra të pabesueshme

    April 30, 2026

    Mbesa e Donald Trump: Gjysma e botës më gjykon vetëm nga mbiemri im

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.