Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mbi 1,100 artistë kërkojnë bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Meta jashtë Parlamentit/ PL-ja: Falenderojmë 8 mijë qytetarët për mbështetjen

    May 19, 2025
    Meta jashtë Parlamentit/ PL-ja: Falenderojmë 8 mijë qytetarët për mbështetjen

    Ditën e sotme Partia e Lirisë doli me një mesazh falënderues për të gjithë qytetarët që zgjodhën ta mbështesin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga të cilat dolën dy deputetë, më konkretisht Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi.

    Ky i fundit, nëpërmjet një deklarate për mediat u shfaq mirënjohës për 8 mijë votuesit e Metës në Tiranë, i cili ishte në listën e hapur të koalicionit me PD-në por mbeti jashtë Kuvendit.

    Më tej Blushi shton se Partia e Lirisë, paralelisht me analizën e zgjedhjeve, do të vijojë betejën opozitare.

    Politikani la të nënkuptohet se Meta nuk do e marrë mandatin e deputetit, duke thënë kështu se kauzat e tij tashmë do të mbrohen nga “përfaqësuesit e tij në Parlament”.

    Mesazhi i PL:

    Në emër të Partisë së Lirisë dua të falënderoj me mirënjohjen më të thellë mbi 8 mijë qytetarë të ndershëm dhe patriotë, të cilët votuan më 11 Maj për Ilir Metaj, duke i qëndruar besnikë vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe duke injoruar me guxim e kurajë të lartë partriotike gjithfarë presionesh të Narkoshtetit.

    Për Partinë e Lirisë, ata nuk janë thjesht votues, por heronj, simbole të lirisë dhe karakterit të pathyer, që nuk e shitën dinjitetin e tyre por luftuan me mish dhe me shpirt përballë një makinerie kriminale shtetërore, që shkatërroi standardet zgjedhore, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

    Një falënderim të veçantë për të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë strukturat e PL që u angazhuan në këtë proces zgjedhor, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, të cilët punuan me përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme në çdo njësi dhe qendër votimi, duke i garantuar se puna, përkushtimi, sakrificat dhe kontributet e tyre të paharrueshme do të jenë përherë të vlerësuara, veçanërisht si kontribute për demokracinë, për shtetin dhe për vendin.

    Një falenderim të veçantë për të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e Partise se Lirise, të cilët po vazhdojnë me këmbëngulje dhe përgjegjësi të lartë të numërojnë dhe të mbrojnë çdo votë deri në votën e fundit.

    Ne do të bëjmë një analizë të thelluar dhe transparente për çdo njësi dhe çdo qendër votimi, jo vetem për të faktuar masakrën zgjedhore që ka ndodhur, por edhe rolin dhe misionin e gjithsecilit.

    Beteja opozitare e Partisë së Lirisë do të vazhdojë me vendosmëri kundër kësaj keqqeverisje, që e ka renditur sot Shqipërinë vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë.

    Kauzat madhore, për të cilat Ilir Metaj ka luftuar dhe do të luftojë gjithmonë, do të mbrohen me zë të forte, si kurrë më parë, nga Partia e Lirisë dhe përfaqësuesit e saj në Parlament, Këshillat Bashkiakë dhe kudo.

    Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë nuk i ndalë dot askush në misionin e tyre patriotik për mbrojtjen e interesit kombëtar, për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtë, në mbrojtje të votës së lirë dhe të kauzave madhore për të cilat ne kemi luftuar dhe do të luftojmë gjithmonë, pavaresisht sakrificave qe do te kerkohen.

     

    ilir meta mesazh falenderues PL Zgjedhjet e 11 Majit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mbi 1,100 artistë kërkojnë bojkot të Eurovision Song Contest për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

    April 21, 2026

    Aksident fatal në Meksikë, humbin jetën katër zyrtarë, dy prej tyre të lidhur me CIA

    April 21, 2026

    Tensionet SHBA-Iran tronditin tregjet, rriten çmimet e naftës dhe shtohet frika për krizë energjetike

    April 21, 2026

    Sherr masiv në Vlorë, përplasen rreth 10 të rinj, 2 të plagosur rëndë në kokë

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.