Në një reagim në rrjetet sociale, ajo i thotë kreut të PD-së që të mos i faturojë demokratëve si ajo, atë çfarë bën djali i tij, Shkëlzen Berisha me kryeministrin Edi Ram.
“Sali, atë që bën Shkëlzeni me Ramën mos na e faturo ne”, ka shkruar ajo, ndërsa më tej i ka kërkuar të jap llogari se pse PD ka humbur mijëra vota dhe është përçarë.
Balliu i ka përmendur Berishës edhe shpalljen ‘non grata’ disa vite më parë nga SHBA, për të cilën i kërkon arsyen se pse nuk ia kanë hequr akoma.
“Kthe përgjigje pse SHBA-ja nuk po ta heq damkën e “non grata”-s. Sali frikacaku, nuk pres më përgjigje nga ty, sepse ti nuk e kontrollon më atë parti; ajo është kthyer në një klikë”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Sali, atë që bën Shkëlzeni me Ramën mos na e faturo ne.
Si ka mundësi që nuk the një fjalë për banorët e Rrjollit, për tokat që po u merren?
Si ka mundësi që nuk të pipëtin zëri kur këshillat bashkiakë bashkohen me PS-në në kurriz të qytetarëve?
Si ka mundësi që regjimi lejon “SYRIN” tënd të veprojë i lirë në çdo moment për të goditur këdo që nuk mendon si ty?
Si ka mundësi që biznesmenët që punonin me ty, punojnë edhe me Ramën?
Sali, kthe përgjigje para demokratëve: si ka mundësi që PD-ja, që nga 2021, është minus 300 mijë vota?
Kthe përgjigje pse nuk arritët ta bashkoni PD-në.
Kthe përgjigje pse SHBA-ja nuk po ta heq damkën e “non grata”-s.
Sali frikacaku, nuk pres më përgjigje nga ty, sepse ti nuk e kontrollon më atë parti; ajo është kthyer në një klikë.
Por pres përgjigje nga Shkëlzen Berisha, sepse ai është njeriu që merret vesh me Ramën dhe ai i ka përgjigjet.


