Lionel Mesi, pas një aventure të suksesshme në MLS, po mendon seriozisht të rikthehet aty ku gjithçka mori jetë – në Barcelonë. Edhe pse ka shijuar jetën dhe futbollin në Shtetet e Bashkuara, 38-vjeçari kërkon një fund përrallor të karrierës së tij në “shtëpinë” që e bëri legjendë.
Sipas raportimeve, Mesi po e ndjek nga afër klubin katalanas teksa afrohen zgjedhjet presidenciale të vitit 2026. Thuhet se ai nuk e përjashton përfshirjen, në një formë ose tjetër, në garën ku presidenti aktual Joan Laporta pritet të përballet me kandidatë të rinj. Ironia është se mandati i Laportës nisi me premtimin për ta mbajtur Mesin në klub – një premtim që nuk u mbajt, duke sjellë një nga momentet më të trazuara në historinë e Barcelonës.


