Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Mes lotësh Egla Ceno tregon për humbjen e personit të zemrës: Isha në shkollë e po ndjeja ankth

    November 17, 2024
    Mes lotësh Egla Ceno tregon për humbjen e personit të zemrës: Isha në shkollë e po ndjeja ankth

    Aktorja e shumënjohur shqiptare njëkohësisht dhe fituesja e “BBVA” Egla Ceno, e ftuar  në “S’e luan topi”, rrëfen mes lotësh mallin për të atin, Agim Cenon, i cili ndërroi jetë para pak vitesh.

    Përgjatë fjalës së saj me lot në sy, aktorja tregon marrëdhënien e fortë që ata kanë pasur dhe momentet e frikshme kur ai pësoi hemorragji cerebrale.

    “Ka qenë një njeri gjakëmbël. Këtë nuk ma ka trashëguar për fat të keq. Mblidheshin pas tij shumë njerëz, kaçurrel si puna ime. Kisha një stol ku shihja filma dhe kur atij i mungonte asistenti, asistenti i tij isha unë, ngrija një pulsant dhe filmi nuk ndërpritej.

    Ecnim nga Poliçani deri në Peshtan te gjyshja, ecnim rreth dy orë larg në këmbë, mblidhnim lule, bënim kurora. Para pak ditën takova mamin andej dhe…(qan) më ka marrë malli. Ka vdekur aq veç sa jam unë sot.

    Mami më thotë që duart i kam si babi dhe kaçurrelat. Jam krenare që i kam ngjarë. Sa kisha mbushur 18 vjeç kur ndërroi jetë. Më merrte kudo me vete, në kinostudio dhe dasma, në kinema sigurisht, në shfaqje…

    Më dha atë që mund të më jepte, nëse më bie rasti trashëgoj një këshillë nga im atë që më thoshte ‘bëj çfarë të dojë zemra, por kur të ikësh mos të thonë ja kjo’ dhe një gjë tjetër që nuk e kam kuptuar deri vonë, më thoshte ‘çdo ves mund të falet, ama vjedhja është mama i gjithë veseve.

    Unë isha gjimaziste, ai dilte çdo mëngjes pinte kafe te një lokal afër kinoteatrit. Dy raste më janë fiksuar në kokë me babin, ditën kur i ra hemorragjia cerebral kam kërkuar për të dalë jashtë nga ora e mësimit, ndjejaa ankth. U afrova te lokali dhe një shok i babit më merr dhe më afron te lokali ku ishte babi. Shoh tim atë që po pësonte hemorragjinë. Vjen ambulanca dhe e transferon në Berat, aty ka ndenjur 14 ditë.

    Një natë para se të vdiste më përsëritej kjo gjendje. Ishte e vështirë dhe të lëvizje, të ishe femër mund edhe të grabiteshe. Gjetëm një makinë u nisëm dhe e kam takuar, nuk fliste ishte paralizuar gjysma e tij e djathtë. I thashë se do të sjell dhe çunat, diçka u mundua të thoshte, por nuk e bëri dot. Ika në shtëpi atë mbrëmje dhe ditën tjetër e sollën pajetë.

    Më ka ngelur peng që nuk arriti të jetojë. Unë e gëzoj çdo ditë, kam energji të madhe, e di që dhe ai do ishte kështu. Nuk mundi të bëjë shumë gjëra. Më vjen keq për të”, tha Egla në rrëfimin e saj.

    LEXO EDHE:

    Fitoi “BBV3″/ Egla Ceno tregon për ç’ka është penduar: Do kisha dashur më shumë…

    “E dhunshme”/ Egla Ceno flet për herë të parë pas “BBV3”: Në atë shtëpi do doja 2 ose 3 Heidi (VIDEO)

    egla ceno humbja e babait se luan topi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.