Banorja e “BBVK”, Xheneta Fetahu me lot në sy rikujtoi një moment shumë të vështirë nga e kaluara e saj ku tregon se në moshën një vjeçe ajo dhe vëllai i saj u braktisën nga nëna e tyre.
Ky rrëfim është pasuar nga debate të shumta brenda shtëpisë, veçanërisht pas disa komenteve të banorit Xuxi, që e prekën thellë Xhenetën.
E prekur nga fjalët e tij, ajo reagoi fort në momentin kur i është shfaqur një video nga ‘Vëllai i Madh’.
Përgjatë një bisede të zhvillluar me Drilonin, Xheneta na zbuloi detaje të dhimbshme të asaj periudhe.
Teksa Driloni e pyet me kujdes: “A e kam kuptuar mirë, që nëna jote ju ka lënë kur i ke pasur 1 vjet?” kjo pyetje “e detyroi” Xhenetën drejt një tregimi të hapur dhe emocional.
“Kur babai ishte në Turqi për punë, unë dhe vëllai im, binjakë, ishim vetëm 1 vjeç. Gjyshja na kishte bërë mëngjesin dhe, kur hyri në dhomë, na gjeti të braktisur, të lidhur në shtratin e foshnjave dhe thuajse në rrezik. E kanë kërkuar nënën tonë, por ajo nuk donte të kishte kontakt, edhe pse është gjallë,” u shpreh Xheneta.
Rrëfimi në fjalë shënoi një nga momentet më emocionuese në Big Brother, duke ngjallur emocion dhe diskutime mes banorëve dhe shikuesve.


