Friedrich Merz paralajmëron: Përshkallëzimi i luftës në Iran rrezikon Evropën, ndihma gjermane vetëm pas përfundimit të konfliktit
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka hedhur alarmin mbi rrezikun e një përshkallëzimi të luftës në Iran, duke theksuar ndikimet që një konflikt i tillë mund të ketë mbi Evropën dhe veçanërisht Gjermaninë.
Ai deklaroi se Gjermania do të angazhohet për sigurinë e Ngushticës së Hormuzit vetëm pas përfundimit të konfliktit, duke nënvizuar se çdo ndërhyrje e hershme mund të rrezikojë stabilitetin rajonal.
“Përshkallëzimi i luftës në një konflikt të madh rajonal do të ushtronte presion mbi Gjermaninë dhe Evropën, të krahasueshëm me atë të luftës në Ukrainë ose pandemisë së koronavirusit”, tha Merz.
Kancelari gjerman shtoi se zgjidhja më e mirë do të ishte përfundimi i konfliktit të armatosur sa më shpejt të jetë e mundur, duke nënvizuar rëndësinë e diplomacisë dhe evitimit të tensioneve të mëtejshme në rajon.


