Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Merz nga Roma: Gjermania refuzon “Bordin e Paqes” të Trump, por mbetet e hapur për bashkëpunim me SHBA-në

    January 24, 2026

    ROMË – Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Gjermania nuk do t’i bashkohet të ashtuquajturit “Bord i Paqes” i propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se forma aktuale e këtij organi bie ndesh me kushtetutën gjermane.

    Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Romë, Merz u shpreh megjithatë i hapur për dialog dhe forma të reja bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Ne jemi të gatshëm të eksplorojmë mënyra të reja bashkëpunimi me SHBA-në”, tha Merz, sipas Deutsche Welle. Ai bëri të ditur se, edhe pse disa javë më parë i kishte shprehur presidentit Trump gatishmërinë për të diskutuar pjesëmarrjen në një organ të tillë, kushtet ligjore në Gjermani e bëjnë të pamundur anëtarësimin në formatin aktual të bordit.

    Refuzimi i Berlinit e shton Gjermaninë në listën e aleatëve tradicionalë të SHBA-së që kanë hedhur poshtë pjesëmarrjen, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe dhe Spanjën. Në të kundërt, Arabia Saudite, Hungaria dhe Katari kanë konfirmuar se do t’i bashkohen bordit të propozuar nga Uashingtoni – një nismë që disa vëzhgues e shohin si përpjekje për të anashkaluar Kombet e Bashkuara.

    Ndryshe nga pritshmëritë fillestare, “Bordi i Paqes” nuk është kufizuar vetëm në mbikëqyrjen e procesit të paqes në Rripin e Gazës, siç ishte parashikuar në propozimin fillestar të lidhur me një rezolutë të OKB-së.

    Megjithatë, Merz theksoi se Gjermania mbetet e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në për gjetjen e formateve të reja që do të ndihmonin në avancimin e paqes në rajone të ndryshme të botës.

    “Nuk dua ta kufizoj këtë vetëm në Gaza dhe Lindjen e Mesme. Sigurisht, kjo mund të përfshijë edhe Ukrainën”, u shpreh kancelari gjerman.

    Bordi i paqes GJERMANIA Merz roma
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.